OLIVOS BITTIM HAIR SOAP 125 GR

Ky sapun ekskluziv me farat e fëstëkëve të egër, parandalon rënien e flokëve kur përdoret në vend të shampos. Sapuni “Olivos Bıttım” ushqen flokët dhe i bën më të shkrifët. Parandalon rënien e flokëve dhe zbokthin. Aplikoni një masazh të lehtë në flokë të lagur pasi keni përdorur “Olivos Bıttım” për të pasur flokë të dendur dhe me shkëlqim. Përdorimi i sapunit “Olivos Bıttım” është kujdesi më i mirë që mund të tregoni për flokët. Sapuni “Bittim” me fëstëk të egër njihet si më efikasi kundër rënies së flokëve. I përftuar nga përzierja e veçantë e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe farërave të fëstëkëve të egër nga rajonet juglindore të Turqisë.

OLIVOS FAIRY DUST SOAP POWDER 200 GR

Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe në seancat e manikyrit dhe pedikyrit. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, mbron dhe lëmon lëkurën. Ndërsa akoma e tij gjatë larjes është e jashtëzakonshme. Ky sapun përdoret në seancat e trajtimit të duarve dhe të këmbëve sepse i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën e duarve dhe të këmbëve. Kënaqini të gjitha shqisat dhe largohuni nga stresi i përditshëm me sapunin pluhur “Fairy Dust Glitter Bath Powder”. Përdoreni në rutinën tuaj të larjes për vetitë relaksuese, zbukuruese dhe dekoruese. Sapuni “Olivos Fairy Dust Soap Powder” është i pastër dhe i gjithi natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Ky sapun është më i mirë për t’u përdorur në vaskë, sepse redukton stresin dhe ju bën të ndjeheni mirë me veten. Sapuni ushqyes dhe zbutës, shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Falë erës së tij delikate, gjatë banjës dhe pas saj trupi dhe shpirti juaj do të ndjehen të rifreskuar dhe rigjallëruar, së bashku me një lëkurë elastike.

OLIVOS BEST MOM 180 GR

Original price was: 4 €.Current price is: 3 €.
Ku ka mënyrë më të mirë për t’i shprehur dashurinë e përjetshme nënës? Dhurojuni nënave sapunin “Olivos Best Mom soap”!!! Dizajni me lule është menduar enkas për nënat tuaja të dashura. Së bashku me aromën e jargavanëve dhe dizajnin e mrekullueshëm, nëna juaj do ta shijojë sapunin “Best Mom” si brenda dhe jashtë. Jepuni mundësi nënave që ta provojnë kënaqësinë e këtij produkti në ritualin e tyre të banjës si dhe të përkëdhelen me këtë dhuratë artizanale nga brigjet e Egjeut, e cila ofruar gjithashtu një kujdes të paçmuar për lëkurën.

OLIVOS LOVE YOU 150 GR

Original price was: 3 €.Current price is: 2 €.
Që ta mbani dashurinë të fortë, i shtoni pak romancë eksperiencës së banjës dhe përkëdheleni veten me sapunin “Love You”. Shpërndajeni dashurinë tuaj duke dhuruar sapunin natyral “Love You” i cili është plot me vaj ulliri ekstra të virgjër. Ngjyra e kuqe është zgjedhur enkas për të rënë në sytë e të dashurve tuaj. Sapuni artizanal “Love You” ju ofron një përvojë unike me aromën ndjellëse të orkidesë dhe formulën e tij shkumuese. Ky sapun mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.

OLIVOS ACTIVATED CHARCOAL OLIVE OIL SOAP 125 GR

Eliksiri shkëlqyes i sapunit “Olivos Activated Charcoal” largon papastërtitë dhe toksinat nga lëkura, duke ju ndihmuar në kurimin e akneve dhe problemeve të tjera me lëkurën. Sapuni “Olivos Activated Charcoal” heq yndyrën e tepërt nga fytyrat e yndyrshme, por nga ana tjetër, falë ndërthurjes me vajin e ullirit 100% hidraton dhe ushqen lëkurën e thatë. Trajton me sukses alergjitë e lëkurës, skuqjen e fytyrës dhe largon njollat e lëkurës. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik. Përdorni sapunin “Activated Charcoal” për të mbajtur në kontroll yndyrën e fytyrës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, sapuni “Activated Charcoal” redukton madhësinë e poreve, pastron lëkurën dhe largon qelizat e vdekura, duke na lënë një lëkurë të përsosur. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe ta bëjë më të qëndrueshme brenda një kohe të shkurtër, madje largon edhe shenjat e fytyrës të mbetura nga aknet. Trajton më së miri alergjitë e lëkurës dhe skuqjet e saj. Prandaj është i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme.

ZEYTEEN NAIMA SIHHATLER OLSUN 200 GR

Sapuni “Naima Sıhhatler Olsun” ju fton të zbuloni një botë të re fragrancash. Ndjeni se si rrëshira e drurit të agarit kombinohet me përbërës të tjerë të vyer nga kultura dhe traditat artizanale të Orientit në çdo larje. Ky sapun i fal butësi dhe delikatesë lëkurës. Aroma e rrallë e rrëshirës së drurit të agarit e përzier me aromat ekzotike të Orientit vjen e unifikuar dhe në trajtë shumë klasike te sapuni “Naima Sıhhatler Olsun”. Ky sapun me aromë magjepsëse ka përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër nga brigjet e Egjeut. Kombinimi i vajit të ullirit me aromën e veçantë të rrëshirës e bën këtë sapun ideal për një banjë të paharrueshme. Sapuni “Naima -Sıhhatler Olsun” ju fton të zbuloni një botë të re fragrancash dhe të ndjeni ndërthurjen e rrëshirës së drurit të agarit sesi shkrihet me përbërës të tjerë të vyer nga kultura dhe traditat artizanale të Orientit në çdo larje. Ky sapun i fal butësi dhe delikatesë lëkurës.

ZEYTEEN SPA THERMAL MUD 100 GR

Pastron butësisht trupin dhe fytyrën duke i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral. Falë vetive hidratuese, rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. Sapuni “SPA Mud” pastron në thellësi lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe i ofron asaj të gjitha mineralet e nevojshme. Për më tepër, balta shërben si skrab dhe largon të gjitha thërrmijat e pluhurit, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke i rikthyer gjallërinë lëkurës. “SPA Mud”, ky sapun unik është veçanërisht i pasur me baltë, e cila njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme në ripërtëritjen e lëkurës. Sapuni “SPA Mud” është formuluar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe baltë termale natyrale për t’ju dhënë kënaqësinë e SPA-së në shtëpinë tuaj. I pasur me minerale, ky sapun mund të përdoret si maskë pastruese për fytyrën dhe trupin, sepse i pastron poret në thellësi. Përdorimi i tij do t’ju japë një pamje shkëlqyese, energjike dhe më të re.

ZEYTEEN SPA SEAWEED 100 GR

Ideal për trajtimin e akneve dhe infeksioneve të lëkurës, sapuni “SPA Seaweed Minerals” rikthen elasticitetin, freskinë dhe pamjen e shëndetshme. Mineralet e algave të detit rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë, madje ndihmojnë edhe në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura. Mineralet e algave të detit kanë efekt të menjëhershëm në luftimin e celulitit dhe akneve. Sapuni “SPA Seaweed Minerals” me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër është produkti më delikat për kujdesin ndaj trupit, fytyrës dhe flokëve tuaj. Duke larguar pluhurin dhe papastërtitë, ky sapun i pasur me minerale rikthen ekuilibrin natyral të lëkurës. Algat e detit kanë elementë natyralë në formën e vitaminave A, B, C dhe E, si dhe minerale si magnezi, kalciumi dhe shumë të tjerë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës dhe luftojnë celulitin. Ndërthurja e ekstrakteve natyrale të algave të detit dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër ofron minerale purifikuese dhe kundër plakjes për lëkurën.

ZEYTEEN SPA SULFUROUS 100 GR

Sipas dermatologëve dhe herbologëve, sulfuri është një nga elementet më të rekomanduar për të luftuar aknet dhe pikat e zeza. Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” pastron në thellësi lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe pikat e zeza. Largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara të cilat sapunët e tjerë nuk i arrijnë, si edhe qelizat e vdekura. Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” ju ndihmoj në eksfolimin e lëkurës në mënyrë natyrale. Ky sapun përmban vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, nga brigjet mesdhetare të Turqisë dhe është i pasur me minerale, vitamina dhe elementë të tjerë me veti detoksikuese dhe tonifikuese.

OLIVOS OTTOMAN BATH LUXURIES LOTUS 2X250 GR SOAP BAR 2X100 GR SOAP POWDER

Original price was: 31 €.Current price is: 23 €.
Një dhuratë fantastike për veten dhe të dashurit tuaj, seti “Olivos Ottoman Bath” ka gjithçka që ju duhet për detoksin e trupit. Sapunët me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër janë produkte artizanale, natyrale, të dedikuar tërësisht lehtësimit të trupit, mendjes dhe shpirtit. Seti “Olivos Ottoman Bath Luxuries” është frymëzuar nga epoka osmane dhe është krijuar sipas recetës historike, tradicionale dhe kulturore, duke e bërë kështu një sapun unik me aromën magjepsëse të hamameve turk. Përdoreni këtë set të mrekullueshëm për të sjellë përvojën e banjës turke në shtëpinë tuaj. Ky sapun ndërthur dizajnin unik kulturor me luksin e kohëve moderne. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë një set sapunësh artizanalë. Produktet e mrekullueshme që gjenden brenda kutisë elegante mund të përdoren për trupin, fytyrën dhe flokët. Përkëdhelni veten dhe të dashurit tuaj me këtë set sapunësh. Sapunin me kokrriza mund ta vendosni në dhomën e gjumit, në banjë ose në makinë për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe aromatike. Sapunin kokrrizor mund ta përdorni edhe gjatë seancave të manikyrit apo pedikyrit për të marrë ushqyesit e duhur për duart dhe këmbët.

OLIVOS OTTOMAN BATH LUXURIES TULIP 2X250 GR SOAP BAR 2X100 GR SOAP POWDER

Original price was: 31 €.Current price is: 23 €.
Një dhuratë fantastike për veten dhe të dashurit tuaj, seti “Olivos Ottoman Bath” ka gjithçka që ju duhet për detoksin e trupit. Sapunët me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër janë produkte artizanale, natyrale, të dedikuar tërësisht lehtësimit të trupit, mendjes dhe shpirtit. Sapunin me kokrriza mund ta vendosni në dhomën e gjumit, në banjë ose në makinë për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe aromatike. Sapunin kokrrizor mund ta përdorni edhe gjatë seancave të manikyrit apo pedikyrit për të marrë ushqyesit e duhur për duart dhe këmbët. Një dhuratë fantastike për veten dhe të dashurit tuaj, seti “Olivos Ottoman Bath” ka gjithçka që ju duhet për detoksin e trupit. Sapunët me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër janë produkte artizanale, natyrale, të dedikuar tërësisht lehtësimit të trupit, mendjes dhe shpirtit. Seti “Olivos Ottoman Bath Luxuries” është frymëzuar nga epoka osmane dhe është krijuar sipas recetës historike, tradicionale dhe kulturore, duke e bërë kështu një sapun unik me aromën magjepsëse të hamameve turk. Përdoreni këtë set të mrekullueshëm për të sjellë përvojën e banjës turke në shtëpinë tuaj. Ky sapun ndërthur dizajnin unik kulturor me luksin e kohëve moderne. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë një set sapunësh artizanalë. Produktet e mrekullueshme që gjenden brenda kutisë elegante mund të përdoren për trupin, fytyrën dhe flokët. Përkëdhelni veten dhe të dashurit tuaj me këtë set sapunësh.

OLIVOS MEN CARE 100 GR

Original price was: 4 €.Current price is: 3 €.
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese. Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.