ZEYTEEN GOAT MILK SOAP (BOX) 150 GR
Sapuni “Goat Milk” hidraton lëkurën dhe i lejon të gjithë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke shmangur kështu acarimin e lëkurës. Sapuni “Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët.
Zeyteen ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin “Goat Milk”, tërësisht të shëndetshëm dhe artizanal në një kuti të veçantë. Doni të parandaloni problemet e lëkurës si aknet dhe ekzemat? Qumështi i dhisë është një zgjedhje cilësore dhe e shëndetshme për ju dhe lëkurën tuaj. Shumë vitamina si A, C, D, E dhe B, së bashku me shumë përbërës të tjerë, hidratojnë lëkurën dhe i lejojnë ushqyesit të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimin e lëkurës. Sapuni “Goat Milk” e bën lëkurën më të shëndetshme falë efektit pastrues natyral.
ZEYTEEN NAIMA SIHHATLER OLSUN 200 GR
Sapuni “Naima Sıhhatler Olsun” ju fton të zbuloni një botë të re fragrancash. Ndjeni se si rrëshira e drurit të agarit kombinohet me përbërës të tjerë të vyer nga kultura dhe traditat artizanale të Orientit në çdo larje. Ky sapun i fal butësi dhe delikatesë lëkurës.
Aroma e rrallë e rrëshirës së drurit të agarit e përzier me aromat ekzotike të Orientit vjen e unifikuar dhe në trajtë shumë klasike te sapuni “Naima Sıhhatler Olsun”. Ky sapun me aromë magjepsëse ka përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër nga brigjet e Egjeut. Kombinimi i vajit të ullirit me aromën e veçantë të rrëshirës e bën këtë sapun ideal për një banjë të paharrueshme. Sapuni “Naima -Sıhhatler Olsun” ju fton të zbuloni një botë të re fragrancash dhe të ndjeni ndërthurjen e rrëshirës së drurit të agarit sesi shkrihet me përbërës të tjerë të vyer nga kultura dhe traditat artizanale të Orientit në çdo larje. Ky sapun i fal butësi dhe delikatesë lëkurës.
ZEYTEEN SPA THERMAL MUD 100 GR
Pastron butësisht trupin dhe fytyrën duke i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral. Falë vetive hidratuese, rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. Sapuni “SPA Mud” pastron në thellësi lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe i ofron asaj të gjitha mineralet e nevojshme. Për më tepër, balta shërben si skrab dhe largon të gjitha thërrmijat e pluhurit, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke i rikthyer gjallërinë lëkurës.
“SPA Mud”, ky sapun unik është veçanërisht i pasur me baltë, e cila njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme në ripërtëritjen e lëkurës. Sapuni “SPA Mud” është formuluar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe baltë termale natyrale për t’ju dhënë kënaqësinë e SPA-së në shtëpinë tuaj. I pasur me minerale, ky sapun mund të përdoret si maskë pastruese për fytyrën dhe trupin, sepse i pastron poret në thellësi. Përdorimi i tij do t’ju japë një pamje shkëlqyese, energjike dhe më të re.
ZEYTEEN SPA SEAWEED 100 GR
Ideal për trajtimin e akneve dhe infeksioneve të lëkurës, sapuni “SPA Seaweed Minerals” rikthen elasticitetin, freskinë dhe pamjen e shëndetshme. Mineralet e algave të detit rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë, madje ndihmojnë edhe në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura. Mineralet e algave të detit kanë efekt të menjëhershëm në luftimin e celulitit dhe akneve.
Sapuni “SPA Seaweed Minerals” me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër është produkti më delikat për kujdesin ndaj trupit, fytyrës dhe flokëve tuaj. Duke larguar pluhurin dhe papastërtitë, ky sapun i pasur me minerale rikthen ekuilibrin natyral të lëkurës. Algat e detit kanë elementë natyralë në formën e vitaminave A, B, C dhe E, si dhe minerale si magnezi, kalciumi dhe shumë të tjerë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës dhe luftojnë celulitin. Ndërthurja e ekstrakteve natyrale të algave të detit dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër ofron minerale purifikuese dhe kundër plakjes për lëkurën.
ZEYTEEN SPA SULFUROUS 100 GR
Sipas dermatologëve dhe herbologëve, sulfuri është një nga elementet më të rekomanduar për të luftuar aknet dhe pikat e zeza. Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” pastron në thellësi lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe pikat e zeza. Largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara të cilat sapunët e tjerë nuk i arrijnë, si edhe qelizat e vdekura.
Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” ju ndihmoj në eksfolimin e lëkurës në mënyrë natyrale. Ky sapun përmban vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, nga brigjet mesdhetare të Turqisë dhe është i pasur me minerale, vitamina dhe elementë të tjerë me veti detoksikuese dhe tonifikuese.
OLIVOS ZEYTEEN GOAT MILK 150 GR
Doni të parandaloni problemet e lëkurës si, aknet dhe ekzemat? Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në riparimin e lëkurës dhe me vetitë natyrale hidratuese ndihmon në tkurrjen e poreve duke ofruar një pamje më rinore të lëkurës. Sapuni “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht dhie dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Sapuni “Olivos Goat Milk”, me efektin natyral të piling, i shton lëkurës suaj pamjen e shëndetshme.
ZEYTEEN SECRET GARDEN SHEA BUTTER 250 GR
Aroma e “Shea Butter” është fantastike për çlirimin e stresit dhe jo vetëm. “Shea Butter” ruan hidratimin e flokëve, thekson kaçurrelat, largon zbokthin dhe vepron si zbutës për skalpin e kokës. “Shea Butter” trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Secret Garden Shea Butter” ka një aromë të këndshme duke ju ofruar një ndjesi çlodhjeje në larje.
Olivos u fton në një përvojë aventureske me linjën e sapunëve florealë “Secret Garden”. Lulet e kopshteve nga i gjithë vendi janë burimi i frymëzimit të sapunëve “Secret Garden”. Kopshti sekret ju shpalos të gjitha mrekullitë e habitatit natyror, mjafton të jeni gati për ta eksploruar. Sapunët “Secret Garden” ju ofrojnë bukuri 100% natyrale nga kopshtet më të mrekullueshme. Pastroni dhe zbukuroni të gjitha shqisat me sapunin “Secret Garden Shea Butter”. Ky sapun është një ndërthurje e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër me esencën e fortë të “Shea butter”-it. Është i formuluar për një veprim të thellë ushqyes gjatë banjës. Aroma e “Shea Butter” është fantastike për çlirimin e stresit dhe jo vetëm. “Shea Butter” ruan hidratimin e flokëve, thekson kaçurrelat, largon zbokthin dhe vepron si zbutës për skalpin e kokës. “Shea Butter” trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Secret Garden Shea Butter” ka një aromë të këndshme duke ju ofruar një ndjesi çlodhjeje në larje.
ZEYTEEN SECRET GARDEN HONEY 250 GR
Një hidratues natyral i pajisur me të gjithë antioksiduesit është mjalti, i cili trajton lëkurën dhe e jep rezultate të dukshme pas përdorimit. Sapuni “Secret Garden Honey” ka në përmbajte mjaltë dhe vaj ulliri 100 % ekstra të virgjër, çka mundëson pastrimin e thellë të poreve pa acaruar lëkurën, në mënyrë që ajo të marrë frymë lirisht. Efektet e sapunit me mjaltë janë shumë të dukshme në lëkurë, ai largon papastërtitë dhe e mbron atë nga bakteret.
Olivos u fton në një përvojë aventureske me linjën e sapunëve florealë “Secret Garden”. Lulet e kopshteve nga i gjithë vendi janë burimi i frymëzimit të sapunëve “Secret Garden”. Kopshti sekret ju shpalos të gjitha mrekullitë e habitatit natyror, mjafton të jeni gati për ta eksploruar. Sapunët “Secret Garden” ju ofrojnë bukuri 100% natyrale nga kopshtet më të mrekullueshme. Prej shekujsh mjalti është konsideruar si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të tij të panumërta kurative. Ai e mban lëkurën të pastër dhe të qartë. Sapuni “Secret Garden Honey” bën mrekulli për lëkurën e thatë, ndërkohë që përzierja e mjaltit me vajin e ullirit u jep flokëve butësi dhe shkëlqim të dukshëm. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit vetitë kurative. Dikur, mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve. Për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm. Me sapunin “Secret Garden Honey” do ta ndjeni lëkurën shumë të butë, të shndritshme dhe të freskët gjatë gjithë kohës.
ZEYTEEN SECRET GARDEN ORCHID 250 GR
Hapni poret e bllokuara me sapunin “Secret Garden Orchid”. Shijoni përvojën më të paharrueshme të një banje të mirë me sapunin me orkide, i cili është mjaft i përshtatshëm për pastrimin e përditshëm të fytyrave të yndyrshme dhe me akne; për trajtimin e problemeve të lëkurës si alergjitë, psoriazës dhe irritimit. Vetitë natyrale antibakteriale të orkidesë ndihmojnë në trajtimin e të gjitha llojeve të lëkurave problematike. Sapuni “Secret Garden Orchid” ushqen skalpin e kokës dhe rekomandohet për trajtimin e zbokthit. Efekti që lë në lëkurë është i ngjashëm me butësinë e mëndafshit, madje që në përdorimin e parë. Ndjeni kënaqësinë provokuese të kopshteve me orkide në çdo larje.
Olivos u fton në një përvojë aventureske me linjën e sapunëve florealë “Secret Garden”. Lulet e kopshteve nga i gjithë vendi janë burimi i frymëzimit të sapunëve “Secret Garden”. Kopshti sekret ju shpalos të gjitha mrekullitë e habitatit natyror, mjafton të jeni gati për ta eksploruar. Sapunët “Secret Garden” ju ofrojnë bukuri 100% natyrale nga kopshtet më të mrekullueshme. Sapuni “Secret Garden Orchid” pastron me delikatesë dhe efikasitet lëkurën, duke e ndihmuar që të rifitojë freskinë dhe bukurinë e saj natyrale. Falë përbërësit kryesor, vajit të ullirit 100% të virgjër dhe ekstrakteve të orkideve, depërton në lëkurën tuaj që në herën e parë, duke e bërë atë më të pastër dhe të freskët.