Showing 1–12 of 13 results

COSMOLIVE SKIN CARE FACE TONIC COCONUT & WITCH HAZEL 240ML

1,600 Lek
Nëse lëkura juaj mbiprodhon yndyrë, ka pika të zeza, të bardha dhe akne, përveç larësit dhe kremit, rutina juaj duhet të përmbajë edhe një tonik ‘Witch Hazel’! Që në përdorimet e para do shihni këto rezultate: •Pore më të pastra •Pore të minimizuara •Kontroll i prodhimit të yndyrës •Zbardhje e epidermës •Pastrim i pikave të zeza/dhjamore •Qetësim i akneve Pas 2-3 javëve përdorim toniku do japë rezultatet që gjithmonë keni endërruar

COSMOLIVE FACE CREAM OLIVE + NIACINAMIDE SERIES 50ML

2,600 Lek
Lëkurë me tendencë akneike dhe mbiprodhim yndyre? Kremi me niacinamide është zgjidhja perfekte për këtë problem. Niacinamidet kanë disa benefite si në vijim: •Ndalojnë mbi prodhimin e yndyrës •Përmirësojnë hiperpigmentimin e lëkurës •Minimizojnë poret dhe shenjat e akneve •Përthajnë dhe parandalojnë shtimin e akneve Kombinimi i tyre me vajin e ullirit, krijon barrierë mbrojtëse për epidermën duke përmirësuar dukshëm pamjen e saj!

COSMOLIVE FACE CREAM COCONUT + HYALURONIC ACID SERIES 50ML

2,600 Lek
Acidi Hyaluronik është formula ideale për ti dhuruar lëkurës këto benefite: •Minimizim rrudhash •Përmirëson pamjen e rrathëve poshte syve •Zbeh shenjat e akneve •Lëkurë më e shëndetshme dhe plot shkëlqim 🥥Kombinimi i tij me Coconut Oil i dhuron lëkurës hidratimin dhe pamjen e duhur gjatë këtyre ditëve të dimrit!

COSMOLIVE FACE CREAM AVOCADO + RETINOL SERIES 50ML

2,600 Lek
Të gjithë i dimë benefitet hidratuese dhe ushqyese të Avokados. Por për Retinolin? Retinoli ka këto benefite për lëkurën: •Minimizon rrudhat e moshës •Parandalon rrudhat e para •Eksfolion epidermën •Lëmon sipërfaqen e lëkurës •Kontrollon prodhimin e yndyrës •Minimizon poret dhe shenjat 🥑Avokado dhe Retinoli janë një kombinim ideal që mund të përdoren në çdo stinë të vitit!

OLIVOS CLASSIC SERIES OLIVE OIL SOAP WITH LAVENDER 180 GR

520 Lek
Livanda parandalon rënien e flokëve kur depërton në folikulat e qimes së flokut. Sapuni me livandë është domosdoshmëri për shkak të vetive të tij relaksuese dhe çliruese të stresit. Sapuni “Olive oil” me përmbajtje livande ushqen lëkurën me copëza të vërtete livande brenda tij. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Ndihmon në trajtimin e akneve, djegieve, tharjes së lëkurës, ekzemave dhe acarimit të lëkurës në mënyrë natyrale. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë një dhuratë të natyrës, me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, si një nga trajtuesit dhe ushqyesit më të mirë të lëkurës. Livanda parandalon rënien e flokëve kur depërton në folikulat e qimes së flokut. Sapuni me livandë është domosdoshmëri për shkak të vetive të tij relaksuese dhe çliruese të stresit. Sapuni “Olive oil” me përmbajtje livande ushqen lëkurën me copëza të vërtete livande brenda tij. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Ndihmon në trajtimin e akneve, djegieve, tharjes së lëkurës, ekzemave dhe acarimit të lëkurës në mënyrë natyrale.

OLIVOS ACTIVATED CHARCOAL OLIVE OIL SOAP 125 GR

630 Lek
Eliksiri shkëlqyes i sapunit “Olivos Activated Charcoal” largon papastërtitë dhe toksinat nga lëkura, duke ju ndihmuar në kurimin e akneve dhe problemeve të tjera me lëkurën. Sapuni “Olivos Activated Charcoal” heq yndyrën e tepërt nga fytyrat e yndyrshme, por nga ana tjetër, falë ndërthurjes me vajin e ullirit 100% hidraton dhe ushqen lëkurën e thatë. Trajton me sukses alergjitë e lëkurës, skuqjen e fytyrës dhe largon njollat e lëkurës. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik. Përdorni sapunin “Activated Charcoal” për të mbajtur në kontroll yndyrën e fytyrës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, sapuni “Activated Charcoal” redukton madhësinë e poreve, pastron lëkurën dhe largon qelizat e vdekura, duke na lënë një lëkurë të përsosur. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe ta bëjë më të qëndrueshme brenda një kohe të shkurtër, madje largon edhe shenjat e fytyrës të mbetura nga aknet. Trajton më së miri alergjitë e lëkurës dhe skuqjet e saj. Prandaj është i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme.

ZEYTEEN SPA SEAWEED 100 GR

620 Lek
Ideal për trajtimin e akneve dhe infeksioneve të lëkurës, sapuni “SPA Seaweed Minerals” rikthen elasticitetin, freskinë dhe pamjen e shëndetshme. Mineralet e algave të detit rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë, madje ndihmojnë edhe në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura. Mineralet e algave të detit kanë efekt të menjëhershëm në luftimin e celulitit dhe akneve. Sapuni “SPA Seaweed Minerals” me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër është produkti më delikat për kujdesin ndaj trupit, fytyrës dhe flokëve tuaj. Duke larguar pluhurin dhe papastërtitë, ky sapun i pasur me minerale rikthen ekuilibrin natyral të lëkurës. Algat e detit kanë elementë natyralë në formën e vitaminave A, B, C dhe E, si dhe minerale si magnezi, kalciumi dhe shumë të tjerë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës dhe luftojnë celulitin. Ndërthurja e ekstrakteve natyrale të algave të detit dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër ofron minerale purifikuese dhe kundër plakjes për lëkurën.

ZEYTEEN SPA SULFUROUS 100 GR

380 Lek
Sipas dermatologëve dhe herbologëve, sulfuri është një nga elementet më të rekomanduar për të luftuar aknet dhe pikat e zeza. Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” pastron në thellësi lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe pikat e zeza. Largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara të cilat sapunët e tjerë nuk i arrijnë, si edhe qelizat e vdekura. Sapuni “SPA Sulfurous Olive Oil” ju ndihmoj në eksfolimin e lëkurës në mënyrë natyrale. Ky sapun përmban vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, nga brigjet mesdhetare të Turqisë dhe është i pasur me minerale, vitamina dhe elementë të tjerë me veti detoksikuese dhe tonifikuese.

OLIVOS MARE MILK 150 GR

600 Lek
Qumështi i pelës është një nga mrekullitë e mjekësisë në Lindjen e Largët. Ai shëron shumë probleme të lëkurës si, aknet, psoriazën, lëkurën e thatë dhe probleme të tjera. Luftoni shenjat e para të plakjes dhe trajtojeni lëkurën tuaj me sapunin “Olivos Mare Milk”. Ky sapun i jep lëkurës suaj butësi, hidratim dhe delikatesë. Formula e tij e vecantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Mare Milk” ka ndikim pozitiv te lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Përmbajtja e e vajit të ullirit ndihmon në pastrimin e lëkurës në thellësi, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht pele dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i pelës është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe i rekomandohet për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Sapuni “Mare Milk” është shumë ushqyes dhe përmban sasi të madhe mineralesh cilësore dhe hekur. Duke ruajtur ekuilibrin natyral të lagështirës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe irritimet. Sapuni “Olivos Mare Milk” riparon indet dhe qelizat e dëmtuara. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.

OLIVOS TURKISH COFFEE SOAP 150GR

570 Lek
Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën sapuni Turkish Coffee është i kombinuar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Sapuni Turkish Coffee do të zgjojë shqisat tuaja. Ky sapun i jashtëzakonshëm natyral i kafesë ka veti të mrekullueshme.Ai është një pastrues i thellë për poret dhe eliminon çdo bakter që shkakton puçrrat. Vlerat e pasura dhe të freskëta të kafes turke në brendësi ndihmojnë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në forcimin e lëkurës, e cila me masazh mund të ndihmojë në uljen e celulitit. Me efektin e pastër të kokrrizave të kafesë, sapuni Turkish Coffee siguron një pastrim të butë por të thellë, gjithashtu ndihmon lëkurën të ushqehet dhe forcohet, duke e mbrojtur atë nga efektet e dëmshme të faktorëve mjedisorë. Për më tepër, ky sapun ndihmon gjithashtu lëkurën tuaj të duket më e shndritshme gjatë gjithë ditës. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.

ZEYTEEN SECRET GARDEN ORCHID 250 GR

780 Lek
Hapni poret e bllokuara me sapunin “Secret Garden Orchid”. Shijoni përvojën më të paharrueshme të një banje të mirë me sapunin me orkide, i cili është mjaft i përshtatshëm për pastrimin e përditshëm të fytyrave të yndyrshme dhe me akne; për trajtimin e problemeve të lëkurës si alergjitë, psoriazës dhe irritimit. Vetitë natyrale antibakteriale të orkidesë ndihmojnë në trajtimin e të gjitha llojeve të lëkurave problematike. Sapuni “Secret Garden Orchid” ushqen skalpin e kokës dhe rekomandohet për trajtimin e zbokthit. Efekti që lë në lëkurë është i ngjashëm me butësinë e mëndafshit, madje që në përdorimin e parë. Ndjeni kënaqësinë provokuese të kopshteve me orkide në çdo larje. Olivos u fton në një përvojë aventureske me linjën e sapunëve florealë “Secret Garden”. Lulet e kopshteve nga i gjithë vendi janë burimi i frymëzimit të sapunëve “Secret Garden”. Kopshti sekret ju shpalos të gjitha mrekullitë e habitatit natyror, mjafton të jeni gati për ta eksploruar. Sapunët “Secret Garden” ju ofrojnë bukuri 100% natyrale nga kopshtet më të mrekullueshme. Sapuni “Secret Garden Orchid” pastron me delikatesë dhe efikasitet lëkurën, duke e ndihmuar që të rifitojë freskinë dhe bukurinë e saj natyrale. Falë përbërësit kryesor, vajit të ullirit 100% të virgjër dhe ekstrakteve të orkideve, depërton në lëkurën tuaj që në herën e parë, duke e bërë atë më të pastër dhe të freskët.

OLIVOS SPA SERIES ANTI-BACTERIAL DAPHNE 250 GR

740 Lek
Hapni poret e bllokuara me sapunin “Olivos SPA Daphne”. Shijoni një përvojë fantastike, e cila mund t’ju vijë në ndihmë gjatë rutinës së përditshme të larjes, veçanërisht nëse keni një lëkurë të yndyrshme, probleme me aknet dhe alergjitë si irritimi i lëkurës dhe psoriaza. Sapuni “Olivos SPA Daphne” me dafinë ushqen skalpin e kokës dhe rekomandohet për pastrimin e zbokthit. I jep lëkurës një ndjesi të mëndafshtë, të butë dhe elastike që në përdorimin e parë. Sapuni “Olivos SPA Daphne” është formuluar me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mineralet unike për t’ju ofruar përvojën më të mirë të SPA-së në shtëpinë tuaj. I pasuruar me ekstraktet e dafinës dhe vaj ulliri ky sapun, pastron lëkurën tuaj ndërkohë që e ndihmon të rifitojë freskinë dhe bukurinë e saj natyrale. Hapni poret e bllokuara me sapunin “Olivos SPA Daphne”. Shijoni një përvojë fantastike, e cila mund t’ju vijë në ndihmë gjatë rutinës së përditshme të larjes, veçanërisht nëse keni një lëkurë të yndyrshme, probleme me aknet dhe alergjitë si irritimi i lëkurës dhe psoriaza. Falë përmbajtjes së vajit të ullirit si përbërësi kryesor, ky sapun depërton në lëkurën tuaj që herën e parë, duke i dhënë asaj pastërti dhe freski. Me efektin natyral antibakterial të dafinës, ndihmon në kurimin e lëkurave problematike. Sapuni “Olivos SPA Daphne” me dafinë ushqen skalpin e kokës dhe rekomandohet për pastrimin e zbokthit. I jep lëkurës një ndjesi të mëndafshtë, të butë dhe elastike që në përdorimin e parë.