Showing all 7 results

COSMOLIVE FACE § BODY SUGAR SCRUB ROSE 150ML

750 Lek
Përveç aromës që do iu kënaqi, skrubi me trëndafil ka dhe një efekt mjaft të rëndësishëm : tonifikimin e lëkurës. Ai pastron njollat kafe, largon qelizat e vdekura dhe mbetjet e makiazhit falë efektit piling të sheqerit .Me përmbjatjen vajore ai hidraton dhe zbut lëkurën duke e bërë më të shëndetshme. I këshillueshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

COSMOLIVE FACE § BODY SUGAR SCRUB COFFEE 150ML

750 Lek
Efektet e këtij skrubi janë magjike. Pastron njollat kafe. Largon qelizat e vdekura. Heq mbetjet e make up. Efekt peeling falë pranisë së kafesë. Përmbajtja vajore: Hidraton, Zbut, Shkëlqen. Përdoret si për fytyrën edhe për trupin. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

COSMOLIVE FACE § BODY SUGAR SCRUB APRICOT 150ML

750 Lek
Skrubi me kajsi për një rini të përjetshme. Efektet e tij janë të shumta : Pastron qelizat e vdekura si dhe mbetjet e grimit. Hidraton dhe ushqen lëkurën, si dhe i jep një pamje më të shëndetshme lëkurës sonë. I këshillueshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

COSMOLIVE FACE § BODY SUGAR POMEGRANATE SCRUB 150ML

750 Lek
Pastron njollat kafe, largon qelizat e vdekura dhe mbetjet e makiazhit falë efektit piling të sheqerit dhe granulave të shegës. Me përmbjatjen vajore e hidraton dhe zbut lëkurën duke e bërë më të shëndetshme falë efektit antioksidues të farave të shegës.

KORKUT MASSAGE SOAP OLIVE LEAF AND SCRUB MITT 125 GR

490 Lek
I ofruar me një dorezë të mëndafshtë natyrale, sapuni i masazhit është krijuar posaçërisht për të siguruar kënaqësinë e një masazhi në banjë. Sapuni me gjethet e bluara të ullirit dhe aromën natyrale të banjës turke, freskon lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut me formën e tij të përshtatshme për të masazhuar trupin gjatë fërkimit. “Oleuropeina” që gjendet tek ulliri dhe gjethet e tij është mjaft efikase për trajtimin e celulitit, falë vetive rigjeneruese dhe mbrojtëse. Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe gjetheve të ullirit, dhe doreza fërkuese e mëndafshtë, do t’ju ofrojnë përvojën e vërtetë të hamamit tradicional turk. Ky koncept praktik është krijuar për të kënaqur nevojat tuaja të përditshme në banjë përpara se të filloni një ditë të re ose pas një ditë të gjatë e të lodhshme.

ZEYTEEN SPA THERMAL MUD 100 GR

500 Lek
Pastron butësisht trupin dhe fytyrën duke i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral. Falë vetive hidratuese, rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. Sapuni “SPA Mud” pastron në thellësi lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe i ofron asaj të gjitha mineralet e nevojshme. Për më tepër, balta shërben si skrab dhe largon të gjitha thërrmijat e pluhurit, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke i rikthyer gjallërinë lëkurës. “SPA Mud”, ky sapun unik është veçanërisht i pasur me baltë, e cila njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme në ripërtëritjen e lëkurës. Sapuni “SPA Mud” është formuluar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe baltë termale natyrale për t’ju dhënë kënaqësinë e SPA-së në shtëpinë tuaj. I pasur me minerale, ky sapun mund të përdoret si maskë pastruese për fytyrën dhe trupin, sepse i pastron poret në thellësi. Përdorimi i tij do t’ju japë një pamje shkëlqyese, energjike dhe më të re.

OLIVOS SPA SERIES PURIFYING MUD 250 GR

740 Lek
Balta është skrabi më i mirë për lëkurën, sepse largon grimcat e pluhurit nga poret, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke e bërë lëkurën më të shëndetshme. Këtë sapun mund ta përdorni edhe si maskë pastruese fytyre, duke e lënë shkumën në fytyrë rreth pesë minuta. Pastaj shpëlajeni me kujdes. Sapuni “Olivos SPA Mud” pastron në thellësi poret, duke e bërë lëkurën tuaj të mëndafshtë dhe të shndritshme. Ai pastron qelizat e vdekura dhe i jep një pamje të shëndetshme lëkurës. Falë vetisë që ka për të normalizuar nivelin e hidratimit, është i rekomanduar për të gjitha llojet e lëkurave. Sapuni “Olivos SPA Mud” është formuluar duke përdorur vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe materiale unike, për t’ju dhënë një përvojë fantastike SPA-je në shtëpinë tuaj. I pasuruar me ekstraktet e baltës dhe vaj ulliri, sapuni “Olivos SPA Mud” pastron lëkurën tuaj ndërkohë që e ndihmon të rifitojë freskinë dhe bukurinë e saj natyrale. Balta ofron hidratim për lëkurat e thata ndërkohë që i ushqen ato me mineralet kryesore që e ndihmojnë lëkurën të duket më e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Sapuni “Olivos SPA Mud” eksfolion lëkurën, e pastron thellë atë dhe e nxitë të përthithë mineralet e nevojshme. Balta është skrabi më i mirë për lëkurën, sepse largon grimcat e pluhurit nga poret, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke e bërë lëkurën më të shëndetshme. Këtë sapun mund ta përdorni edhe si maskë pastruese fytyre, duke e lënë shkumën në fytyrë rreth pesë minuta. Pastaj shpëlajeni me kujdes. Sapuni “Olivos SPA Mud” pastron në thellësi poret, duke e bërë lëkurën tuaj të mëndafshtë dhe të shndritshme. Ai pastron qelizat e vdekura dhe i jep një pamje të shëndetshme lëkurës. Falë vetisë që ka për të normalizuar nivelin e hidratimit, është i rekomanduar për të gjitha llojet e lëkurave.