Showing all 2 results

OLIVOS FAIRY DUST SOAP POWDER 200 GR

590 Lek
Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe në seancat e manikyrit dhe pedikyrit. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, mbron dhe lëmon lëkurën. Ndërsa akoma e tij gjatë larjes është e jashtëzakonshme. Ky sapun përdoret në seancat e trajtimit të duarve dhe të këmbëve sepse i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën e duarve dhe të këmbëve. Kënaqini të gjitha shqisat dhe largohuni nga stresi i përditshëm me sapunin pluhur “Fairy Dust Glitter Bath Powder”. Përdoreni në rutinën tuaj të larjes për vetitë relaksuese, zbukuruese dhe dekoruese. Sapuni “Olivos Fairy Dust Soap Powder” është i pastër dhe i gjithi natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Ky sapun është më i mirë për t’u përdorur në vaskë, sepse redukton stresin dhe ju bën të ndjeheni mirë me veten. Sapuni ushqyes dhe zbutës, shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Falë erës së tij delikate, gjatë banjës dhe pas saj trupi dhe shpirti juaj do të ndjehen të rifreskuar dhe rigjallëruar, së bashku me një lëkurë elastike.

OLIVOS SOAP POWDER FOR BABY GARMENTS & CLOTHES 500 GR

1,370 Lek
Me formulën e veçantë, sapuni “Olivos Pure Soap Powder” mbron lëkurën delikate të bebeve dhe është ideal për një pastrim të shëndetshëm. Falë formulës së tij të tretshme në ujë në ngrohtë, heq me lehtësi dhe efikasitet njollat. Me të mund të lani lodrat, jastëkët, çarçafët, mbulesat dhe perdet e dhomës së fëmijës. Sapuni “Olivos Baby Soap Poeder” është i pastër dhe tërësisht natyral. Është i përshtatshëm për larjen e duarve. Falë formulës me përmbajtje të lartë vaji ulliri, rekomandohet të përdoret me ujë të ngrohtë. I prodhuar me vaj të pastër nga rajoni i Edremitit. Ideal për larjen me dorë të rrobave delikate dhe veshjeve të bebeve. Pas larjes shpëlajini rrobat me ujë të bollshëm. Nuk përdoret në lavatriçe.