Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • NË-OFERTË
  • Shqip
  • Anglisht
Identifikohu / Rregjistrohu
Kërko
0 Lista e dëshirave
0 items 0 Lek
Menu
Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
0 items 0 Lek
Kliko për ta zmadhuar
Kreu Olivos OLIVOS TURKISH COFFEE SOAP 150GR
ZEYTEEN SECRET GARDEN SHEA BUTTER 250 GR 780 Lek
Kthehu tek produktet
OLIVOS CHIA&AVOCADO SOAP 150GR 600 Lek

OLIVOS TURKISH COFFEE SOAP 150GR

570 Lek

Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën sapuni Turkish Coffee është i kombinuar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Sapuni Turkish Coffee do të zgjojë shqisat tuaja. Ky sapun i jashtëzakonshëm natyral i kafesë ka veti të mrekullueshme.Ai është një pastrues i thellë për poret dhe eliminon çdo bakter që shkakton puçrrat. Vlerat e pasura dhe të freskëta të kafes turke në brendësi ndihmojnë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në forcimin e lëkurës, e cila me masazh mund të ndihmojë në uljen e celulitit. Me efektin e pastër të kokrrizave të kafesë, sapuni Turkish Coffee siguron një pastrim të butë por të thellë, gjithashtu ndihmon lëkurën të ushqehet dhe forcohet, duke e mbrojtur atë nga efektet e dëmshme të faktorëve mjedisorë. Për më tepër, ky sapun ndihmon gjithashtu lëkurën tuaj të duket më e shndritshme gjatë gjithë ditës. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.

Krahaso
Shtoje tek lista e dëshirave
Kategori: Olivos
Share:
  • Informacion shtesë
  • Vlerësime (0)
  • Transporti dhe dorëzimi
Informacion shtesë
Pesha

150g

Lloji i produktit

Sapun kallëp

Trajtimi

Kundër akneve

Vlerësime (0)

Vlerësime

Nuk ka vlerësime ende.

Vlerëso i pari “OLIVOS TURKISH COFFEE SOAP 150GR” Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transporti dhe dorëzimi

TRANSPORTI

Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.

Dorëzimi

  • Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.

Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.

Produkte të ngjashme

Krahaso

OLIVOS CAMEL MILK 150 GR

600 Lek
Qumështi i devesë përmban vitaminat A, B1, B2, B12, D dhe karoten, i cili e mbron lëkurën nga dielli dhe çrregullimet e ndryshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ofron një përvojë unike në pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, sepse përthithet butësisht, duke mos e lënë lëkurën të ngjitshme apo të yndyrshme. Gjithashtu, eksfoljon lëkurën dhe ju mund ta vini re zhdukjen e qelizave të vdekura që në përdorimin e parë. Sapuni me qumështin e devesë parandalon shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MARE MILK 150 GR

600 Lek
Qumështi i pelës është një nga mrekullitë e mjekësisë në Lindjen e Largët. Ai shëron shumë probleme të lëkurës si, aknet, psoriazën, lëkurën e thatë dhe probleme të tjera. Luftoni shenjat e para të plakjes dhe trajtojeni lëkurën tuaj me sapunin “Olivos Mare Milk”. Ky sapun i jep lëkurës suaj butësi, hidratim dhe delikatesë. Formula e tij e vecantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Mare Milk” ka ndikim pozitiv te lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Përmbajtja e e vajit të ullirit ndihmon në pastrimin e lëkurës në thellësi, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht pele dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i pelës është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe i rekomandohet për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Sapuni “Mare Milk” është shumë ushqyes dhe përmban sasi të madhe mineralesh cilësore dhe hekur. Duke ruajtur ekuilibrin natyral të lagështirës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe irritimet. Sapuni “Olivos Mare Milk” riparon indet dhe qelizat e dëmtuara. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS GOAT MILK 150 GR

530 Lek
Me efektin e veçantë pastrues, eliminon të gjitha papastërtitë dhe aknet e lëkurës, duke i ofruar asaj një pamje më të lëmuar dhe rinore. Qumështi i dhisë është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe mjaft e shëndetshme për trupin tuaj. Shumë vitamina si A, C, D, E dhe B, së bashku me shumë përbërës të tjerë, hidratojnë lëkurën dhe i lejojnë ushqyesit të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimin e lëkurës. Sapuni “Olivos Goat Milk” e bën lëkurën më të shëndetshme falë efektit pastrues natyral. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht dhie dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në riparimin e lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe tkurrjen e poreve. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Goat Milk” vonon procesin e plakjes së lëkurës për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hiddroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkurë dhe i jep asaj një pamje më të delikate dhe të freskët. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS COLLAGEN SOAP 150GR

570 Lek
Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën të kombinuara me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe kolagjenit. Sapuni i Olivos Kolagjenit përmban nivelin maksimal të kolagjenit për të ruajtur elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës, dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave nën sipërfaqen e lëkurës. Ndihmon për të eleminuar linjat e imëta dhe rrudhat në fytyrë. Gjithashtu mund të përdoret për të hequr plagët e akneve sepse ekstrakti i kolagjenit ndihmon në rindërtimin e lëkurës së dëmtuar. Formula unike e Olivos Collagen synon zonën ku mund të formohen rrudhat dhe lëkundjet e lëkurës. Falë vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër, largon në mënyrë të vendosur papastërtinë dhe rikthen ekuilibrin natyror të lëkurës nga përdorimi i parë. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
-25%
Krahaso

OLIVOS MEN CARE 100 GR

500 Lek 375 Lek
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese. Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK 180 GR

630 Lek
Qumështi i gomaricës, i cili është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit natyral të lëkurës. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Sapuni “Olivos Donkey Milk”, me efektin hidratues dhe antirrudhave rigjallëron lëkurën dhe e pastron atë në thellësi. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes, sepse tendos lëkurën. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK 150 GR

570 Lek
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Përdorimi i vazhdueshëm do ta zbutë dhe lëmojë lëkurën tuaj, si dhe do ta bëjë atë më të tendosur. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht gomarice dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës shërben si eksfoliant dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS HAMMAM LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Me vetitë e jashtëzakonshme ushqyese të vajit të ullirit, sapuni i lëngshëm “Hammam” ofron hidratim dhe butësi të jashtëzakonshme në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Hammam Butter”. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën e hamameve turke. Aroma e këtij sapuni do t’ju bëjë të ndjeheni sikur sapo keni nga historia e Republikës Turke. Vetitë relaksuese të vajit të ullirit shërbejnë edhe si pastrues perfektë të lëkurës, pa e irrituar atë që në përdorimin e parë. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
  • KUSHTET E PËRDORIMIT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • COOKIES
  • KONTAKTE
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • NË-OFERTË
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • Lista e dëshirave
  • Identifikohu / Rregjistrohu
Shporta e blerjeve
Mbyll
Identifikohu
Mbyll

Nuk kujton fjalëkalimin?

Nuk ke një llogari?

Krijo një llogari
Facebook Instagram YouTube Pinterest
Fillo të shkruash për të parë produktet që po kërkon.