KORKUT MASSAGE SOAP OLIVE LEAF AND SCRUB MITT 125 GR
I ofruar me një dorezë të mëndafshtë natyrale, sapuni i masazhit është krijuar posaçërisht për të siguruar kënaqësinë e një masazhi në banjë. Sapuni me gjethet e bluara të ullirit dhe aromën natyrale të banjës turke, freskon lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut me formën e tij të përshtatshme për të masazhuar trupin gjatë fërkimit. “Oleuropeina” që gjendet tek ulliri dhe gjethet e tij është mjaft efikase për trajtimin e celulitit, falë vetive rigjeneruese dhe mbrojtëse. Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe gjetheve të ullirit, dhe doreza fërkuese e mëndafshtë, do t’ju ofrojnë përvojën e vërtetë të hamamit tradicional turk. Ky koncept praktik është krijuar për të kënaqur nevojat tuaja të përditshme në banjë përpara se të filloni një ditë të re ose pas një ditë të gjatë e të lodhshme.
KORKUT OLIVE OIL SOAP WITH WOODEN DISH 180 GR
Veçanërisht delikat ndaj lëkurës, ky sapun me vaj ulliri ofron një kombinim të përkryer pastrimi dhe hidratimi. Është ideal për lëkurat e thata dhe mund të përdoret për larjen e fytyrës, trupit dhe flokëve.
Ne krijojmë produkte që janë të volitshme dhe multifunksionale po aq sa janë edhe efikase. Ky është një sapun natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër të cilin do ta pëlqeni padyshim. I prezantuar me një mbajtëse druri, ky sapun është i kompletuar me të gjithë materialet natyralë. Falë përmbajtjes së vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër, ky sapun depërton në thellësi të lëkurës. Që në përdorimin e parë do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të butë dhe të freskët.