OLIVOS FAIRY DUST SOAP POWDER 200 GR
Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe në seancat e manikyrit dhe pedikyrit. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, mbron dhe lëmon lëkurën. Ndërsa akoma e tij gjatë larjes është e jashtëzakonshme. Ky sapun përdoret në seancat e trajtimit të duarve dhe të këmbëve sepse i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën e duarve dhe të këmbëve.
Kënaqini të gjitha shqisat dhe largohuni nga stresi i përditshëm me sapunin pluhur “Fairy Dust Glitter Bath Powder”. Përdoreni në rutinën tuaj të larjes për vetitë relaksuese, zbukuruese dhe dekoruese. Sapuni “Olivos Fairy Dust Soap Powder” është i pastër dhe i gjithi natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Ky sapun është më i mirë për t’u përdorur në vaskë, sepse redukton stresin dhe ju bën të ndjeheni mirë me veten. Sapuni ushqyes dhe zbutës, shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Falë erës së tij delikate, gjatë banjës dhe pas saj trupi dhe shpirti juaj do të ndjehen të rifreskuar dhe rigjallëruar, së bashku me një lëkurë elastike.
OLIVOS ACTIVATED CHARCOAL OLIVE OIL SOAP 125 GR
Eliksiri shkëlqyes i sapunit “Olivos Activated Charcoal” largon papastërtitë dhe toksinat nga lëkura, duke ju ndihmuar në kurimin e akneve dhe problemeve të tjera me lëkurën. Sapuni “Olivos Activated Charcoal” heq yndyrën e tepërt nga fytyrat e yndyrshme, por nga ana tjetër, falë ndërthurjes me vajin e ullirit 100% hidraton dhe ushqen lëkurën e thatë. Trajton me sukses alergjitë e lëkurës, skuqjen e fytyrës dhe largon njollat e lëkurës.
Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik. Përdorni sapunin “Activated Charcoal” për të mbajtur në kontroll yndyrën e fytyrës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, sapuni “Activated Charcoal” redukton madhësinë e poreve, pastron lëkurën dhe largon qelizat e vdekura, duke na lënë një lëkurë të përsosur. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe ta bëjë më të qëndrueshme brenda një kohe të shkurtër, madje largon edhe shenjat e fytyrës të mbetura nga aknet. Trajton më së miri alergjitë e lëkurës dhe skuqjet e saj. Prandaj është i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme.