Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • NË-OFERTË
  • Shqip
  • Anglisht
Identifikohu / Rregjistrohu
Kërko
0 Lista e dëshirave
0 items 0 Lek
Menu
Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
0 items 0 Lek
Kliko për ta zmadhuar
Kreu Olivos OLIVOS HAMMAM LIQUID SOAP 450 ML
OLIVOS DONKEY MILK LIQUID SOAP 450 ML 970 Lek
Kthehu tek produktet
OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML 970 Lek

OLIVOS HAMMAM LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek

Me vetitë e jashtëzakonshme ushqyese të vajit të ullirit, sapuni i lëngshëm “Hammam” ofron hidratim dhe butësi të jashtëzakonshme në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë.

Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Hammam Butter”. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën e hamameve turke. Aroma e këtij sapuni do t’ju bëjë të ndjeheni sikur sapo keni nga historia e Republikës Turke. Vetitë relaksuese të vajit të ullirit shërbejnë edhe si pastrues perfektë të lëkurës, pa e irrituar atë që në përdorimin e parë. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.

Krahaso
Shtoje tek lista e dëshirave
Kategori: Olivos
Share:
  • Informacion shtesë
  • Vlerësime (0)
  • Transporti dhe dorëzimi
Informacion shtesë
Vëllimi

450ml

Lloji i produktit

Sapun i lëngshëm

Vlerësime (0)

Vlerësime

Nuk ka vlerësime ende.

Vlerëso i pari “OLIVOS HAMMAM LIQUID SOAP 450 ML” Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transporti dhe dorëzimi

TRANSPORTI

Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.

Dorëzimi

  • Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.

Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.

Produkte të ngjashme

Krahaso

OLIVOS LIQUID SOAP 500 ML

910 Lek
Sapuni i lëngshëm “Natural olive oil” hidraton lëkurën dhe e jep asaj një efekt të mëndafshtë afatgjatë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron ushqyes, butësi dhe delikatesë të menjëhershme në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Zbuloni cilësinë më të mirë të sapunit të lëngshëm “Natural Olive Oil” të prezantuar në një shishe elegante. Shtojeni këtë pastrues në listën e gjërave të domosdoshme për kujdesin ndaj lëkurës. Sapuni i lëngshëm “Olivos” do t’u japë duarve tuaja ndjesinë e butë e të mëndafshtë që në përdorimin e parë. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, sepse ofron ushqyes dhe veprim zbutës të menjëhershëm në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Është efikas në heqjen e grimit, në mënyrën më natyrale të mundshme, sepse nuk e dëmton lëkurën. Ofron detoks për lëkurën dhe shërben si agjent antiplakjes dhe nxitës bukurie. Ofron kujdes fantastik për lëkurën dhe duart gjatë gjithë kohës.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Mandarin”. Një formulë e veçantë e përzierjes së vajit të ullirit dhe mandarinës që ju lejon t’i lani duart pa qenë nevoja t’i shpëlani ato. Një sapun që zbut dhe hidraton lëkurën e trupit dhe duart. Ndërthurja unike e mandarinës me vajin e ullirit shndërrohet në një shkumë të bollshme dhe aroma fantastike e agrumeve mbush banjën tuaj, duke ju zhytur në një aromë delikate. Sapuni i lëngshëm me mandarinë ripërtërin qelizat, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kuron njollat. Gëzojuni aromës së këndshme të mandarinës së freskët në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
-25%
Krahaso

OLIVOS LOVE YOU 150 GR

390 Lek 292 Lek
Që ta mbani dashurinë të fortë, i shtoni pak romancë eksperiencës së banjës dhe përkëdheleni veten me sapunin “Love You”. Shpërndajeni dashurinë tuaj duke dhuruar sapunin natyral “Love You” i cili është plot me vaj ulliri ekstra të virgjër. Ngjyra e kuqe është zgjedhur enkas për të rënë në sytë e të dashurve tuaj. Sapuni artizanal “Love You” ju ofron një përvojë unike me aromën ndjellëse të orkidesë dhe formulën e tij shkumuese. Ky sapun mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin natyral të hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Formula e tij e veçantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës është pastrues dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Donkey Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i gomaricës, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK 180 GR

630 Lek
Qumështi i gomaricës, i cili është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit natyral të lëkurës. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Sapuni “Olivos Donkey Milk”, me efektin hidratues dhe antirrudhave rigjallëron lëkurën dhe e pastron atë në thellësi. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes, sepse tendos lëkurën. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR

490 Lek
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
-25%
Krahaso

OLIVOS MEN CARE 100 GR

500 Lek 375 Lek
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese. Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS CHARCOAL COCONUT LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Ky sapun nuk përmban asnjë agjent ngjyrues. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Sapuni i lëngshëm “Olive Oil Charcoal Coconut” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta natyrale. Ai mban lëkurën të pastër dhe të shkëlqyer që në përdorimin e parë. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
  • KUSHTET E PËRDORIMIT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • COOKIES
  • KONTAKTE
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • NË-OFERTË
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • Lista e dëshirave
  • Identifikohu / Rregjistrohu
Shporta e blerjeve
Mbyll
Identifikohu
Mbyll

Nuk kujton fjalëkalimin?

Nuk ke një llogari?

Krijo një llogari
Facebook Instagram YouTube Pinterest
Fillo të shkruash për të parë produktet që po kërkon.