Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • NË-OFERTË
  • Shqip
  • Anglisht
Identifikohu / Rregjistrohu
Kërko
0 Lista e dëshirave
0 items 0 Lek
Menu
Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
0 items 0 Lek
Kliko për ta zmadhuar
Kreu Olivos OLIVOS CAMEL MILK 150 GR
OLIVOS MARE MILK 150 GR 600 Lek
Kthehu tek produktet
OLIVOS ORGANIC WHOLE MILK 150 GR 530 Lek

OLIVOS CAMEL MILK 150 GR

600 Lek

Qumështi i devesë përmban vitaminat A, B1, B2, B12, D dhe karoten, i cili e mbron lëkurën nga dielli dhe çrregullimet e ndryshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ofron një përvojë unike në pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, sepse përthithet butësisht, duke mos e lënë lëkurën të ngjitshme apo të yndyrshme. Gjithashtu, eksfoljon lëkurën dhe ju mund ta vini re zhdukjen e qelizave të vdekura që në përdorimin e parë. Sapuni me qumështin e devesë parandalon shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.

Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.

Krahaso
Shtoje tek lista e dëshirave
Kategori: Olivos
Share:
  • Informacion shtesë
  • Vlerësime (0)
  • Transporti dhe dorëzimi
Informacion shtesë
Pesha

150g

Lloji i produktit

Sapun kallëp

Vlerësime (0)

Vlerësime

Nuk ka vlerësime ende.

Vlerëso i pari “OLIVOS CAMEL MILK 150 GR” Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transporti dhe dorëzimi

TRANSPORTI

Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.

Dorëzimi

  • Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.

Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.

Produkte të ngjashme

Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin natyral të hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Formula e tij e veçantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës është pastrues dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Donkey Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i gomaricës, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MARE MILK 150 GR

600 Lek
Qumështi i pelës është një nga mrekullitë e mjekësisë në Lindjen e Largët. Ai shëron shumë probleme të lëkurës si, aknet, psoriazën, lëkurën e thatë dhe probleme të tjera. Luftoni shenjat e para të plakjes dhe trajtojeni lëkurën tuaj me sapunin “Olivos Mare Milk”. Ky sapun i jep lëkurës suaj butësi, hidratim dhe delikatesë. Formula e tij e vecantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Mare Milk” ka ndikim pozitiv te lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Përmbajtja e e vajit të ullirit ndihmon në pastrimin e lëkurës në thellësi, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht pele dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i pelës është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe i rekomandohet për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Sapuni “Mare Milk” është shumë ushqyes dhe përmban sasi të madhe mineralesh cilësore dhe hekur. Duke ruajtur ekuilibrin natyral të lagështirës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe irritimet. Sapuni “Olivos Mare Milk” riparon indet dhe qelizat e dëmtuara. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS ORGANIC WHOLE MILK 150 GR

530 Lek
Sapuni “Olivos Organic Whole Milk” është një hidratues i shkëlqyer, i cili e bën lëkurën të zbardhet e të shkëlqejë në mënyrë natyrale. Ky sapun, ndihmon në zbutjen e lëkurës, reduktimin e reaksioneve alergjike, shërimin e plagëve dhe në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Sapuni “Organic Whole Milk” është i pasur me vitamina, largon rrudhat, e bën lëkurën më delikate, më të freskët, si dhe largon të gjitha qelizat e vdekura.. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht të papërpunuar dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Me formulën e tij natyrale, ky sapun I jep lëkurës një pamje më të shëndetshme. Ndërsa vonon shenjat e plakjes së lëkurës, sapuni “Olivos Organic Whole Milk” ndihmon në tendosjen e lëkurës dhe i ofron asaj burimin më të mirë natyral të proteinave, vitaminave dhe të substancave të papërpunuara. Ndihmon në largimin e njollave të kuqe dhe redukton reaksionet alergjike. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Mandarin”. Një formulë e veçantë e përzierjes së vajit të ullirit dhe mandarinës që ju lejon t’i lani duart pa qenë nevoja t’i shpëlani ato. Një sapun që zbut dhe hidraton lëkurën e trupit dhe duart. Ndërthurja unike e mandarinës me vajin e ullirit shndërrohet në një shkumë të bollshme dhe aroma fantastike e agrumeve mbush banjën tuaj, duke ju zhytur në një aromë delikate. Sapuni i lëngshëm me mandarinë ripërtërin qelizat, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kuron njollat. Gëzojuni aromës së këndshme të mandarinës së freskët në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS FAIRY DUST SOAP POWDER 200 GR

590 Lek
Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe në seancat e manikyrit dhe pedikyrit. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, mbron dhe lëmon lëkurën. Ndërsa akoma e tij gjatë larjes është e jashtëzakonshme. Ky sapun përdoret në seancat e trajtimit të duarve dhe të këmbëve sepse i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën e duarve dhe të këmbëve. Kënaqini të gjitha shqisat dhe largohuni nga stresi i përditshëm me sapunin pluhur “Fairy Dust Glitter Bath Powder”. Përdoreni në rutinën tuaj të larjes për vetitë relaksuese, zbukuruese dhe dekoruese. Sapuni “Olivos Fairy Dust Soap Powder” është i pastër dhe i gjithi natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Ky sapun është më i mirë për t’u përdorur në vaskë, sepse redukton stresin dhe ju bën të ndjeheni mirë me veten. Sapuni ushqyes dhe zbutës, shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Falë erës së tij delikate, gjatë banjës dhe pas saj trupi dhe shpirti juaj do të ndjehen të rifreskuar dhe rigjallëruar, së bashku me një lëkurë elastike.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS HAPPY NEW YEAR (Shea Butter) 180 GR

490 Lek
“Shea Butter” përforcon kaçurrelat, qetëson simptomat e zbokthit dhe vepron si hidratues për skalpin e kokës. Është efektiv edhe ndaj akneve. Sapuni “Olivos Happy New Year” kaq një aromë joshëse dhe ju ofron një përvojë të paharrueshme larjeje. Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR

490 Lek
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
  • KUSHTET E PËRDORIMIT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • COOKIES
  • KONTAKTE
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • NË-OFERTË
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • Lista e dëshirave
  • Identifikohu / Rregjistrohu
Shporta e blerjeve
Mbyll
Identifikohu
Mbyll

Nuk kujton fjalëkalimin?

Nuk ke një llogari?

Krijo një llogari
Facebook Instagram YouTube Pinterest
Fillo të shkruash për të parë produktet që po kërkon.