Me përmbajtjen e lartë antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit mbron qelizat e shëndetshme gjatë pastrimit. Ndërsa aftësia e jashtëzakonshme e “shea butter”-it ofron hidratim dhe një butësi fantastike në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të përgatitur me arrë kokosi dhe shea butter. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Aroma e “shea butter” me arrën e kokosit do t’ju japë ndjesinë sikur sapo jeni kthyer nga ishujt tropikalë. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit janë fantastike për një pastrim delikat lëkure që në përdorimin e parë. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.