Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • NË-OFERTË
  • Shqip
  • Anglisht
Identifikohu / Rregjistrohu
Kërko
0 Lista e dëshirave
0 items 0 Lek
Menu
Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
0 items 0 Lek
Kliko për ta zmadhuar
Kreu Olivos OLIVOS GOAT MILK 150 GR
COSMOLIVE COLLAGEN PHYTOLIFT UP EYE AREA SERUM 50ML
Kthehu tek produktet
OLIVOS OTTOMAN BATH SERIES CLOVE 2X100 GR 860 Lek

OLIVOS GOAT MILK 150 GR

530 Lek

Me efektin e veçantë pastrues, eliminon të gjitha papastërtitë dhe aknet e lëkurës, duke i ofruar asaj një pamje më të lëmuar dhe rinore. Qumështi i dhisë është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe mjaft e shëndetshme për trupin tuaj. Shumë vitamina si A, C, D, E dhe B, së bashku me shumë përbërës të tjerë, hidratojnë lëkurën dhe i lejojnë ushqyesit të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimin e lëkurës. Sapuni “Olivos Goat Milk” e bën lëkurën më të shëndetshme falë efektit pastrues natyral. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët

Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht dhie dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në riparimin e lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe tkurrjen e poreve. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Goat Milk” vonon procesin e plakjes së lëkurës për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hiddroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkurë dhe i jep asaj një pamje më të delikate dhe të freskët. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.

Krahaso
Shtoje tek lista e dëshirave
Kategori: Olivos
Share:
  • Informacion shtesë
  • Vlerësime (0)
  • Transporti dhe dorëzimi
Informacion shtesë
Pesha

150g

Lloji i produktit

Sapun kallëp

Vlerësime (0)

Vlerësime

Nuk ka vlerësime ende.

Vlerëso i pari “OLIVOS GOAT MILK 150 GR” Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transporti dhe dorëzimi

TRANSPORTI

Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.

Dorëzimi

  • Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.

Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.

Produkte të ngjashme

Krahaso

OLIVOS AMULET VANILLA 100 GR

350 Lek
Sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e tij bazuar në traditën turke për të mbajtur syrin e keq, dhe aromën ndjellëse. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Filloni të kuroni lëkurën nga jashtë brenda, luftoni plakjen dhe rrudhat me sapunin “Amulet Vanilla”. Me bazë vajin e ullirit 100% ekstra të virgjër dhe vaniljen, sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e veçantë që mban larg syrin e keq dhe aromën e këndshme. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Bazuar në kulturën turke, ky sapun, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
-25%
Krahaso

OLIVOS LOVE YOU 150 GR

390 Lek 292 Lek
Që ta mbani dashurinë të fortë, i shtoni pak romancë eksperiencës së banjës dhe përkëdheleni veten me sapunin “Love You”. Shpërndajeni dashurinë tuaj duke dhuruar sapunin natyral “Love You” i cili është plot me vaj ulliri ekstra të virgjër. Ngjyra e kuqe është zgjedhur enkas për të rënë në sytë e të dashurve tuaj. Sapuni artizanal “Love You” ju ofron një përvojë unike me aromën ndjellëse të orkidesë dhe formulën e tij shkumuese. Ky sapun mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Mandarin”. Një formulë e veçantë e përzierjes së vajit të ullirit dhe mandarinës që ju lejon t’i lani duart pa qenë nevoja t’i shpëlani ato. Një sapun që zbut dhe hidraton lëkurën e trupit dhe duart. Ndërthurja unike e mandarinës me vajin e ullirit shndërrohet në një shkumë të bollshme dhe aroma fantastike e agrumeve mbush banjën tuaj, duke ju zhytur në një aromë delikate. Sapuni i lëngshëm me mandarinë ripërtërin qelizat, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kuron njollat. Gëzojuni aromës së këndshme të mandarinës së freskët në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS CHARCOAL COCONUT LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Ky sapun nuk përmban asnjë agjent ngjyrues. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Sapuni i lëngshëm “Olive Oil Charcoal Coconut” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta natyrale. Ai mban lëkurën të pastër dhe të shkëlqyer që në përdorimin e parë. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS CAMEL MILK 150 GR

600 Lek
Qumështi i devesë përmban vitaminat A, B1, B2, B12, D dhe karoten, i cili e mbron lëkurën nga dielli dhe çrregullimet e ndryshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ofron një përvojë unike në pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, sepse përthithet butësisht, duke mos e lënë lëkurën të ngjitshme apo të yndyrshme. Gjithashtu, eksfoljon lëkurën dhe ju mund ta vini re zhdukjen e qelizave të vdekura që në përdorimin e parë. Sapuni me qumështin e devesë parandalon shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR

490 Lek
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS COCONUT SHEA BUTTER LIQUID SOAP 450 ML

970 Lek
Me përmbajtjen e lartë antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit mbron qelizat e shëndetshme gjatë pastrimit. Ndërsa aftësia e jashtëzakonshme e “shea butter”-it ofron hidratim dhe një butësi fantastike në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të përgatitur me arrë kokosi dhe shea butter. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Aroma e “shea butter” me arrën e kokosit do t’ju japë ndjesinë sikur sapo jeni kthyer nga ishujt tropikalë. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit janë fantastike për një pastrim delikat lëkure që në përdorimin e parë. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS CHIA&AVOCADO SOAP 150GR

600 Lek
Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën të kombinuara me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, Chia & Avocado. Sapuni Olivos Avocado & Chia Seed ndihmon për të holluar dhe lagur lëkurën e thatë duke i dhënë asaj një shkëlqim më të natyrshëm, të freskët dhe rinor. Ky është një sapun i shkëlqyeshëm ushqimor me avokado të pasur me antioksidues. Trilogji speciale e vajit ekstra të virgjër të ullirit, Chia & Avocado marrin efekte të ndryshme në lëkurë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit është shumë efikas dhe i shkëlqyeshëm për heqjen e lëkurës së vdekur dhe papastërtitë që vendosen në lëkurë. Avokado është e njohur për vetitë e hidratimit dhe lagështisë, ndërsa farat chia sigurojnë eksfolim të lehtë të lëkurës që nga përdorimi i parë. Olivos Chia & avokado pastron butësisht dhe qetëson më delikates të gjitha llojet e lëkurës. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
  • KUSHTET E PËRDORIMIT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • COOKIES
  • KONTAKTE
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • NË-OFERTË
  • Blog
  • Na kontaktoni
  • Lista e dëshirave
  • Identifikohu / Rregjistrohu
Shporta e blerjeve
Mbyll
Identifikohu
Mbyll

Nuk kujton fjalëkalimin?

Nuk ke një llogari?

Krijo një llogari
Facebook Instagram YouTube Pinterest
Fillo të shkruash për të parë produktet që po kërkon.