Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.
“OLIVOS – GREEN TEA LIQUID SOAP – 450 ML” has been added to your cart. Shiko shportën
SETI 3 PËR SHËNVALENTIN – MEN CARE + BITTIM SOAP + FACE TONIC COCONUT AND HAZEL
21 €
PER MESHKUJ
MEN CARE – 500
BITTIM SOAP – 460
FACE TONIC COCONUT & WITCH HAZEL – 1600
DHURATE: LOVE SOAP
Kategori: Olivos
Tags: Dhuratë, shenvalentini
Vlerësime (1)
Transporti dhe dorëzimi


TRANSPORTI
Dorëzimi
- Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.
Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.
Produkte të ngjashme
OLIVOS – GREEN TEA LIQUID SOAP – 450 ML
9 €
Olivos rikrijoi sapunin me famë botërore Caj jeshil Olivos me vaj ulliri extra të virgjër. Zbuloni sapun të lëngshëm me vaj ulliri me cilësi të shkëlqyera të paraqitur në shishe elegante. Sapuni i lëngshëm me vaj ulliri natyral ndihmon për të hidratuar lëkurën tuaj çdo herë me qetësi që zgjat. Shtojeni këtë spastrim premium thelbësor në listën tuaj ‘që duhet të keni’ për kujdesin tuaj të lëkurës premium. Sapuni i lëngshëm Olivos do t’i lërë duart tuaja të ndjehen të buta që nga përdorimi i parë. E shkëlqyeshme për të gjitha llojet e lëkurës, ky sapun i lëngshëm ofron një veprim ushqyes, të butë dhe qetësues në lëkurë menjëherë. Ai eliminon shfaqjet e të metave në dorë. Mbartës i përsosur i make up-it në një mënyrë më natyrale që ushqen lëkurën, siguron një detoks efektiv të lëkurës dhe vepron si magjepsës i bukurisë kundër plakjes.
OLIVOS HAPPY NEW YEAR (Shea Butter) 180 GR
4 €
Rated 1.00 out of 5
“Shea Butter” përforcon kaçurrelat, qetëson simptomat e zbokthit dhe vepron si hidratues për skalpin e kokës. Është efektiv edhe ndaj akneve. Sapuni “Olivos Happy New Year” kaq një aromë joshëse dhe ju ofron një përvojë të paharrueshme larjeje.
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit.
OLIVOS AMULET VANILLA 100 GR
3 €
Sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e tij bazuar në traditën turke për të mbajtur syrin e keq, dhe aromën ndjellëse. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën.
Filloni të kuroni lëkurën nga jashtë brenda, luftoni plakjen dhe rrudhat me sapunin “Amulet Vanilla”. Me bazë vajin e ullirit 100% ekstra të virgjër dhe vaniljen, sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e veçantë që mban larg syrin e keq dhe aromën e këndshme. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Bazuar në kulturën turke, ky sapun, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
OLIVOS BITTIM HAIR SOAP 125 GR
4 €
Rated 1.82 out of 5
Ky sapun ekskluziv me farat e fëstëkëve të egër, parandalon rënien e flokëve kur përdoret në vend të shampos. Sapuni “Olivos Bıttım” ushqen flokët dhe i bën më të shkrifët. Parandalon rënien e flokëve dhe zbokthin. Aplikoni një masazh të lehtë në flokë të lagur pasi keni përdorur “Olivos Bıttım” për të pasur flokë të dendur dhe me shkëlqim. Përdorimi i sapunit “Olivos Bıttım” është kujdesi më i mirë që mund të tregoni për flokët.
Sapuni “Bittim” me fëstëk të egër njihet si më efikasi kundër rënies së flokëve. I përftuar nga përzierja e veçantë e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe farërave të fëstëkëve të egër nga rajonet juglindore të Turqisë.
OLIVOS BEST MOM 180 GR
Rated 1.70 out of 5
Ku ka mënyrë më të mirë për t’i shprehur dashurinë e përjetshme nënës? Dhurojuni nënave sapunin “Olivos Best Mom soap”!!! Dizajni me lule është menduar enkas për nënat tuaja të dashura. Së bashku me aromën e jargavanëve dhe dizajnin e mrekullueshëm, nëna juaj do ta shijojë sapunin “Best Mom” si brenda dhe jashtë. Jepuni mundësi nënave që ta provojnë kënaqësinë e këtij produkti në ritualin e tyre të banjës si dhe të përkëdhelen me këtë dhuratë artizanale nga brigjet e Egjeut, e cila ofruar gjithashtu një kujdes të paçmuar për lëkurën.
OLIVOS CHARCOAL COCONUT LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.19 out of 5
Ky sapun nuk përmban asnjë agjent ngjyrues. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar.
Sapuni i lëngshëm “Olive Oil Charcoal Coconut” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta natyrale. Ai mban lëkurën të pastër dhe të shkëlqyer që në përdorimin e parë. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS DONKEY MILK LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin natyral të hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Formula e tij e veçantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës është pastrues dhe hidratues mjaft i fuqishëm.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Donkey Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i gomaricës, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.33 out of 5
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
Zluw –
AojC