Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.
“OLIVOS ORGANIC WHOLE MILK 150 GR” has been added to your cart. Shiko shportën
SETI 2 PËR SHËNVALENTIN – SERUM GOLD + SCRUB SUGAR PEELING + HAIR REPAIR + ROSE WATER
42 €
SERUMI GOLD – 2.200
APRICOT SUGAR PEELING – 750
COSMOLIVE HAIR REPAIR – 1.200
COSMOLIVE ROSE WATER -900
DHURATE : LOVE SOAP + FAIRY DUST
Kategori: Olivos
Tags: Dhuratë, shenvalentini
Vlerësime (0)
Transporti dhe dorëzimi


TRANSPORTI
Dorëzimi
- Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.
Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.
Produkte të ngjashme
OLIVOS – GREEN TEA LIQUID SOAP – 450 ML
9 €
Olivos rikrijoi sapunin me famë botërore Caj jeshil Olivos me vaj ulliri extra të virgjër. Zbuloni sapun të lëngshëm me vaj ulliri me cilësi të shkëlqyera të paraqitur në shishe elegante. Sapuni i lëngshëm me vaj ulliri natyral ndihmon për të hidratuar lëkurën tuaj çdo herë me qetësi që zgjat. Shtojeni këtë spastrim premium thelbësor në listën tuaj ‘që duhet të keni’ për kujdesin tuaj të lëkurës premium. Sapuni i lëngshëm Olivos do t’i lërë duart tuaja të ndjehen të buta që nga përdorimi i parë. E shkëlqyeshme për të gjitha llojet e lëkurës, ky sapun i lëngshëm ofron një veprim ushqyes, të butë dhe qetësues në lëkurë menjëherë. Ai eliminon shfaqjet e të metave në dorë. Mbartës i përsosur i make up-it në një mënyrë më natyrale që ushqen lëkurën, siguron një detoks efektiv të lëkurës dhe vepron si magjepsës i bukurisë kundër plakjes.
OLIVOS BAL POLEN (HONEY&POLLEN ESSENCE) OLIVE OIL SOAP 150GR
6 €
Sapuni “Honey Pollen” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta që ka. Ai e mban lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit vetitë kurative. Sapuni “Honey Pollen” ofron mbrojtje maksimale ndaj lëkurës, sepse mban larg bakteret e këqija dhe largon papastërtitë.
Përbërësi i cilësisë më të lartë të mjaltit, me veti unike kurative e bën sapunin “Honey & Pollen” me kuti në formën e hojeve, një eksperiencë të veçantë për trupin, fytyrën dhe flokët. Poleni, së bashku me përbërësin e mjaltit përforcon dhe dyfishon vetitë e sapunit. Dikur, mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve. Për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm. Me sapunon me mjaltë dhe polen, do ta ndjeni lëkurën shumë të butë, me shkëlqim dhe të freskët gjatë gjithë kohës.
OLIVOS FAIRY DUST SOAP POWDER 200 GR
5 €
Sapuni me pluhurin magjik të zanave mund të përdoret në vaskë dhe në seancat e manikyrit dhe pedikyrit. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit, mbron dhe lëmon lëkurën. Ndërsa akoma e tij gjatë larjes është e jashtëzakonshme. Ky sapun përdoret në seancat e trajtimit të duarve dhe të këmbëve sepse i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën e duarve dhe të këmbëve.
Kënaqini të gjitha shqisat dhe largohuni nga stresi i përditshëm me sapunin pluhur “Fairy Dust Glitter Bath Powder”. Përdoreni në rutinën tuaj të larjes për vetitë relaksuese, zbukuruese dhe dekoruese. Sapuni “Olivos Fairy Dust Soap Powder” është i pastër dhe i gjithi natyral me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Ky sapun është më i mirë për t’u përdorur në vaskë, sepse redukton stresin dhe ju bën të ndjeheni mirë me veten. Sapuni ushqyes dhe zbutës, shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Falë erës së tij delikate, gjatë banjës dhe pas saj trupi dhe shpirti juaj do të ndjehen të rifreskuar dhe rigjallëruar, së bashku me një lëkurë elastike.
OLIVOS BEST MOM 180 GR
Rated 1.70 out of 5
Ku ka mënyrë më të mirë për t’i shprehur dashurinë e përjetshme nënës? Dhurojuni nënave sapunin “Olivos Best Mom soap”!!! Dizajni me lule është menduar enkas për nënat tuaja të dashura. Së bashku me aromën e jargavanëve dhe dizajnin e mrekullueshëm, nëna juaj do ta shijojë sapunin “Best Mom” si brenda dhe jashtë. Jepuni mundësi nënave që ta provojnë kënaqësinë e këtij produkti në ritualin e tyre të banjës si dhe të përkëdhelen me këtë dhuratë artizanale nga brigjet e Egjeut, e cila ofruar gjithashtu një kujdes të paçmuar për lëkurën.
OLIVOS MEN CARE 100 GR
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese.
Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.
OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 3.47 out of 5
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Mandarin”. Një formulë e veçantë e përzierjes së vajit të ullirit dhe mandarinës që ju lejon t’i lani duart pa qenë nevoja t’i shpëlani ato. Një sapun që zbut dhe hidraton lëkurën e trupit dhe duart. Ndërthurja unike e mandarinës me vajin e ullirit shndërrohet në një shkumë të bollshme dhe aroma fantastike e agrumeve mbush banjën tuaj, duke ju zhytur në një aromë delikate. Sapuni i lëngshëm me mandarinë ripërtërin qelizat, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kuron njollat. Gëzojuni aromës së këndshme të mandarinës së freskët në çdo kohë.
OLIVOS DONKEY MILK 150 GR
5 €
Rated 3.00 out of 5
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Përdorimi i vazhdueshëm do ta zbutë dhe lëmojë lëkurën tuaj, si dhe do ta bëjë atë më të tendosur. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht gomarice dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës shërben si eksfoliant dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS CAMEL MILK 150 GR
5 €
Rated 3.00 out of 5
Qumështi i devesë përmban vitaminat A, B1, B2, B12, D dhe karoten, i cili e mbron lëkurën nga dielli dhe çrregullimet e ndryshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ofron një përvojë unike në pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, sepse përthithet butësisht, duke mos e lënë lëkurën të ngjitshme apo të yndyrshme. Gjithashtu, eksfoljon lëkurën dhe ju mund ta vini re zhdukjen e qelizave të vdekura që në përdorimin e parë. Sapuni me qumështin e devesë parandalon shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.