Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.
“OLIVOS CHIA&AVOCADO SOAP 150GR” has been added to your cart. Shiko shportën

COSMOLIVE COLOGNE OCEAN 240ML
15 € Original price was: 15 €.11 €Current price is: 11 €.
SETI 1 PËR SHËNVALENTIN – SERUM FYTYRE + HAIR REPAIR + ROSE WATER
27 €
SERUM FYTYRE ME QUMESHT ULLIRI – 1.100 Lek
COSMOLIVE HAIR REPAIR – 1.200 Lek
COSMOLIVE ROSE WATER – 900 Lek
DHURATE: LOVE SOAP
Kategori: Olivos
Tags: Dhuratë, shenvalentini
Vlerësime (0)
Transporti dhe dorëzimi


TRANSPORTI
Dorëzimi
- Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.
Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.
Produkte të ngjashme
OLIVOS BEST MOM 180 GR
Rated 1.64 out of 5
Ku ka mënyrë më të mirë për t’i shprehur dashurinë e përjetshme nënës? Dhurojuni nënave sapunin “Olivos Best Mom soap”!!! Dizajni me lule është menduar enkas për nënat tuaja të dashura. Së bashku me aromën e jargavanëve dhe dizajnin e mrekullueshëm, nëna juaj do ta shijojë sapunin “Best Mom” si brenda dhe jashtë. Jepuni mundësi nënave që ta provojnë kënaqësinë e këtij produkti në ritualin e tyre të banjës si dhe të përkëdhelen me këtë dhuratë artizanale nga brigjet e Egjeut, e cila ofruar gjithashtu një kujdes të paçmuar për lëkurën.
OLIVOS MEN CARE 100 GR
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese.
Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.
OLIVOS CHARCOAL COCONUT LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.19 out of 5
Ky sapun nuk përmban asnjë agjent ngjyrues. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar.
Sapuni i lëngshëm “Olive Oil Charcoal Coconut” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta natyrale. Ai mban lëkurën të pastër dhe të shkëlqyer që në përdorimin e parë. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.33 out of 5
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
OLIVOS DONKEY MILK 180 GR
5 €
Rated 4.00 out of 5
Qumështi i gomaricës, i cili është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit natyral të lëkurës. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Sapuni “Olivos Donkey Milk”, me efektin hidratues dhe antirrudhave rigjallëron lëkurën dhe e pastron atë në thellësi.
Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes, sepse tendos lëkurën. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes.
OLIVOS DONKEY MILK 150 GR
5 €
Rated 3.00 out of 5
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Përdorimi i vazhdueshëm do ta zbutë dhe lëmojë lëkurën tuaj, si dhe do ta bëjë atë më të tendosur. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht gomarice dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës shërben si eksfoliant dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS ORGANIC WHOLE MILK 150 GR
4 €
Rated 1.00 out of 5
Sapuni “Olivos Organic Whole Milk” është një hidratues i shkëlqyer, i cili e bën lëkurën të zbardhet e të shkëlqejë në mënyrë natyrale. Ky sapun, ndihmon në zbutjen e lëkurës, reduktimin e reaksioneve alergjike, shërimin e plagëve dhe në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Sapuni “Organic Whole Milk” është i pasur me vitamina, largon rrudhat, e bën lëkurën më delikate, më të freskët, si dhe largon të gjitha qelizat e vdekura..
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht të papërpunuar dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Me formulën e tij natyrale, ky sapun I jep lëkurës një pamje më të shëndetshme. Ndërsa vonon shenjat e plakjes së lëkurës, sapuni “Olivos Organic Whole Milk” ndihmon në tendosjen e lëkurës dhe i ofron asaj burimin më të mirë natyral të proteinave, vitaminave dhe të substancave të papërpunuara. Ndihmon në largimin e njollave të kuqe dhe redukton reaksionet alergjike. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS COLLAGEN SOAP 150GR
5 €
Rated 2.00 out of 5
Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën të kombinuara me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe kolagjenit. Sapuni i Olivos Kolagjenit përmban nivelin maksimal të kolagjenit për të ruajtur elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës, dhe ndihmon në rindërtimin e qelizave nën sipërfaqen e lëkurës. Ndihmon për të eleminuar linjat e imëta dhe rrudhat në fytyrë. Gjithashtu mund të përdoret për të hequr plagët e akneve sepse ekstrakti i kolagjenit ndihmon në rindërtimin e lëkurës së dëmtuar. Formula unike e Olivos Collagen synon zonën ku mund të formohen rrudhat dhe lëkundjet e lëkurës. Falë vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër, largon në mënyrë të vendosur papastërtinë dhe rikthen ekuilibrin natyror të lëkurës nga përdorimi i parë. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.