Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.
“OLIVOS DONKEY MILK 180 GR” has been added to your cart. Shiko shportën

COSMOLIVE COLOGNE OCEAN 240ML
15 € Original price was: 15 €.11 €Current price is: 11 €.
SETI 1 PËR SHËNVALENTIN – SERUM FYTYRE + HAIR REPAIR + ROSE WATER
27 €
SERUM FYTYRE ME QUMESHT ULLIRI – 1.100 Lek
COSMOLIVE HAIR REPAIR – 1.200 Lek
COSMOLIVE ROSE WATER – 900 Lek
DHURATE: LOVE SOAP
Kategori: Olivos
Tags: Dhuratë, shenvalentini
Vlerësime (0)
Transporti dhe dorëzimi


TRANSPORTI
Dorëzimi
- Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.
Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.
Produkte të ngjashme
OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR
4 €
Rated 1.00 out of 5
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
OLIVOS AMULET DAPHNE 100 GR
3 €
Dafina pastron në thellësi poret dhe është mbrojtja më e mirë që mund t’i bëni lëkurës. Bazuar në kulturën turke, sapuni “Amulet daphne”, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
Me bazë vajin e ullirit 100% ekstra të virgjër dhe dafinën, sapuni “Amulet Daphne” mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Dafina pastron në thellësi poret dhe është mbrojtja dhe freskia më e mirë që mund t’i bëni lëkurës. Sapuni “Amulet Daphne” është mik i lëkurës dhe do të luajë një rol pionier në banjën tuaj me paketimin e tij transparent dhe syrin e vogël fatsjellës. Bazuar në kulturën turke, sapuni “Amulet Daphne”, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
OLIVOS AMULET VANILLA 100 GR
3 €
Sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e tij bazuar në traditën turke për të mbajtur syrin e keq, dhe aromën ndjellëse. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën.
Filloni të kuroni lëkurën nga jashtë brenda, luftoni plakjen dhe rrudhat me sapunin “Amulet Vanilla”. Me bazë vajin e ullirit 100% ekstra të virgjër dhe vaniljen, sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e veçantë që mban larg syrin e keq dhe aromën e këndshme. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Bazuar në kulturën turke, ky sapun, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
OLIVOS BAL POLEN (HONEY&POLLEN ESSENCE) OLIVE OIL SOAP 150GR
6 €
Sapuni “Honey Pollen” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta që ka. Ai e mban lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit vetitë kurative. Sapuni “Honey Pollen” ofron mbrojtje maksimale ndaj lëkurës, sepse mban larg bakteret e këqija dhe largon papastërtitë.
Përbërësi i cilësisë më të lartë të mjaltit, me veti unike kurative e bën sapunin “Honey & Pollen” me kuti në formën e hojeve, një eksperiencë të veçantë për trupin, fytyrën dhe flokët. Poleni, së bashku me përbërësin e mjaltit përforcon dhe dyfishon vetitë e sapunit. Dikur, mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve. Për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm. Me sapunon me mjaltë dhe polen, do ta ndjeni lëkurën shumë të butë, me shkëlqim dhe të freskët gjatë gjithë kohës.
OLIVOS MEN CARE 100 GR
Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese.
Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.
OLIVOS HONEY LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Sapuni i lëngshëm “Honey” ofron kujdes të veçantë për fytyrën, e ndihmon atë që të mbajë larg bakteret dhe të pastrojë të gjitha papastërtitë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Eliminon shfaqjen e njollave në duar.
Sapuni i lëngshëm “Olivos Olive Oil Honey” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta; mban lëkurën të pastër dhe të qartë. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit aftësitë e tij kurative. Shkuma aromatike dhe e bollshme e këtij sapuni të lëngshëm ju bën të ndjeheni të freskët që në përdorimin e parë. Vaji i ullirit dhe mjalti ju bëjnë të ndjeheni të rigjallëruar. Duart tuaja do të jenë të buta dhe të mëndafshta, sepse ky sapunon ofron ushqyerje dhe zbutje të menjëhershme të lëkurës. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.33 out of 5
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
OLIVOS CAMEL MILK 150 GR
5 €
Rated 3.00 out of 5
Qumështi i devesë përmban vitaminat A, B1, B2, B12, D dhe karoten, i cili e mbron lëkurën nga dielli dhe çrregullimet e ndryshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ofron një përvojë unike në pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, sepse përthithet butësisht, duke mos e lënë lëkurën të ngjitshme apo të yndyrshme. Gjithashtu, eksfoljon lëkurën dhe ju mund ta vini re zhdukjen e qelizave të vdekura që në përdorimin e parë. Sapuni me qumështin e devesë parandalon shfaqjen e vijave dhe rrudhave. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht deveje dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i devesë është një burim natyral i acidit alfa-hidroksid, substancë e njohur për vetitë rigjeneruese të qelizave të shëndetshme. Sapuni “Olivos Camel Milk” ndihmon në zbutjen e lëkurës, ruajtjen e elasticitetit të saj dhe trajtimin e shenjave dhe rrudhave. Sapuni me qumësht deveje redukton shenjat e plakjes ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme. Prej shekujsh, sapuni me qumësht deveje është përdorur si antispetik natyral. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojini sapunin “Camel Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.