Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.
“OLIVOS LIQUID SOAP 500 ML” has been added to your cart. Shiko shportën

COSMOLIVE COLOGNE OCEAN 240ML
15 € Original price was: 15 €.11 €Current price is: 11 €.
SETI 1 PËR SHËNVALENTIN – SERUM FYTYRE + HAIR REPAIR + ROSE WATER
27 €
SERUM FYTYRE ME QUMESHT ULLIRI – 1.100 Lek
COSMOLIVE HAIR REPAIR – 1.200 Lek
COSMOLIVE ROSE WATER – 900 Lek
DHURATE: LOVE SOAP
Kategori: Olivos
Tags: Dhuratë, shenvalentini
Vlerësime (0)
Transporti dhe dorëzimi


TRANSPORTI
Dorëzimi
- Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
- Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.
Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.
Produkte të ngjashme
OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR
4 €
Rated 1.00 out of 5
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
OLIVOS AMULET VANILLA 100 GR
3 €
Sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e tij bazuar në traditën turke për të mbajtur syrin e keq, dhe aromën ndjellëse. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën.
Filloni të kuroni lëkurën nga jashtë brenda, luftoni plakjen dhe rrudhat me sapunin “Amulet Vanilla”. Me bazë vajin e ullirit 100% ekstra të virgjër dhe vaniljen, sapuni “Amulet Vanilla” stimulon rinovimin e qelizave të lëkurës. Me paketim transparent, ky sapun ju tërheq me dizajnin e veçantë që mban larg syrin e keq dhe aromën e këndshme. Vaji i ullirit parandalon plakjen e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe shenjave, ndërsa vanilja rigjeneron dhe ushqen lëkurën. Bazuar në kulturën turke, ky sapun, i dizajnuar për të mbajtur larg syrin e keq, sjell një risi në rutinën tuaj të larjes dhe të kujdesit ndaj lëkurës.
OLIVOS BAL POLEN (HONEY&POLLEN ESSENCE) OLIVE OIL SOAP 150GR
6 €
Sapuni “Honey Pollen” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta që ka. Ai e mban lëkurën të pastër dhe të shëndetshme. Një proteinë e prodhuar nga bletët i jep mjaltit vetitë kurative. Sapuni “Honey Pollen” ofron mbrojtje maksimale ndaj lëkurës, sepse mban larg bakteret e këqija dhe largon papastërtitë.
Përbërësi i cilësisë më të lartë të mjaltit, me veti unike kurative e bën sapunin “Honey & Pollen” me kuti në formën e hojeve, një eksperiencë të veçantë për trupin, fytyrën dhe flokët. Poleni, së bashku me përbërësin e mjaltit përforcon dhe dyfishon vetitë e sapunit. Dikur, mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve. Për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm. Me sapunon me mjaltë dhe polen, do ta ndjeni lëkurën shumë të butë, me shkëlqim dhe të freskët gjatë gjithë kohës.
OLIVOS BEST MOM 180 GR
Rated 1.64 out of 5
Ku ka mënyrë më të mirë për t’i shprehur dashurinë e përjetshme nënës? Dhurojuni nënave sapunin “Olivos Best Mom soap”!!! Dizajni me lule është menduar enkas për nënat tuaja të dashura. Së bashku me aromën e jargavanëve dhe dizajnin e mrekullueshëm, nëna juaj do ta shijojë sapunin “Best Mom” si brenda dhe jashtë. Jepuni mundësi nënave që ta provojnë kënaqësinë e këtij produkti në ritualin e tyre të banjës si dhe të përkëdhelen me këtë dhuratë artizanale nga brigjet e Egjeut, e cila ofruar gjithashtu një kujdes të paçmuar për lëkurën.
OLIVOS CHARCOAL COCONUT LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.19 out of 5
Ky sapun nuk përmban asnjë agjent ngjyrues. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar.
Sapuni i lëngshëm “Olive Oil Charcoal Coconut” konsiderohet si një dhuratë e natyrës për shkak të vetive të shumta natyrale. Ai mban lëkurën të pastër dhe të shkëlqyer që në përdorimin e parë. Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP 450 ML
8 €
Rated 2.33 out of 5
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të pastër dhe të freskët “Goat Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të. Sapuni “Goat Milk” është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe e shëndetshme për lëkurën tuaj. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër.
OLIVOS MARE MILK 150 GR
5 €
Rated 2.50 out of 5
Qumështi i pelës është një nga mrekullitë e mjekësisë në Lindjen e Largët. Ai shëron shumë probleme të lëkurës si, aknet, psoriazën, lëkurën e thatë dhe probleme të tjera. Luftoni shenjat e para të plakjes dhe trajtojeni lëkurën tuaj me sapunin “Olivos Mare Milk”. Ky sapun i jep lëkurës suaj butësi, hidratim dhe delikatesë. Formula e tij e vecantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Mare Milk” ka ndikim pozitiv te lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Përmbajtja e e vajit të ullirit ndihmon në pastrimin e lëkurës në thellësi, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht pele dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i pelës është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe i rekomandohet për lëkurat e thata dhe të ndjeshme. Sapuni “Mare Milk” është shumë ushqyes dhe përmban sasi të madhe mineralesh cilësore dhe hekur. Duke ruajtur ekuilibrin natyral të lagështirës së lëkurës, qetëson inflamacionin dhe irritimet. Sapuni “Olivos Mare Milk” riparon indet dhe qelizat e dëmtuara. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
OLIVOS TURKISH COFFEE SOAP 150GR
5 €
Rated 2.50 out of 5
Përmban vlera ushqyese të shkëlqyera për lëkurën sapuni Turkish Coffee është i kombinuar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Sapuni Turkish Coffee do të zgjojë shqisat tuaja. Ky sapun i jashtëzakonshëm natyral i kafesë ka veti të mrekullueshme.Ai është një pastrues i thellë për poret dhe eliminon çdo bakter që shkakton puçrrat. Vlerat e pasura dhe të freskëta të kafes turke në brendësi ndihmojnë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në forcimin e lëkurës, e cila me masazh mund të ndihmojë në uljen e celulitit. Me efektin e pastër të kokrrizave të kafesë, sapuni Turkish Coffee siguron një pastrim të butë por të thellë, gjithashtu ndihmon lëkurën të ushqehet dhe forcohet, duke e mbrojtur atë nga efektet e dëmshme të faktorëve mjedisorë. Për më tepër, ky sapun ndihmon gjithashtu lëkurën tuaj të duket më e shndritshme gjatë gjithë ditës. Paketimi me qese natyrale është një bonus për të udhëtuar me sapunin tuaj në çdo kohë.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.