Me efektin e veçantë pastrues, eliminon të gjitha papastërtitë dhe aknet e lëkurës, duke i ofruar asaj një pamje më të lëmuar dhe rinore. Qumështi i dhisë është një zgjedhje natyrale, cilësore dhe mjaft e shëndetshme për trupin tuaj. Shumë vitamina si A, C, D, E dhe B, së bashku me shumë përbërës të tjerë, hidratojnë lëkurën dhe i lejojnë ushqyesit të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimin e lëkurës. Sapuni “Olivos Goat Milk” e bën lëkurën më të shëndetshme falë efektit pastrues natyral. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht dhie dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në riparimin e lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe tkurrjen e poreve. Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Goat Milk” vonon procesin e plakjes së lëkurës për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hiddroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkurë dhe i jep asaj një pamje më të delikate dhe të freskët. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.