Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
  • Kreu
  • Rreth Olivos
  • Dyqani
  • Blog
  • Kontakt
  • NË-OFERTË
  • Shqip
  • Anglisht
Identifikohu / Rregjistrohu
Kërko
0 Lista e dëshirave
0 items 0 €
Menu
Olivos Beauty & Care Olivos Beauty & Care
0 items 0 €
-25%
Kliko për ta zmadhuar
Kreu Olivos OLIVOS MEN CARE 100 GR
OLIVOS SOAP POWDER FOR BABY GARMENTS & CLOTHES 500 GR
OLIVOS SOAP POWDER FOR BABY GARMENTS & CLOTHES 500 GR 11 €
Kthehu tek produktet
OLIVOS OTTOMAN BATH LUXURIES TULIP 2X250 GR SOAP BAR 2X100 GR SOAP POWDER
OLIVOS OTTOMAN BATH LUXURIES TULIP 2X250 GR SOAP BAR 2X100 GR SOAP POWDER 31 € Original price was: 31 €.23 €Current price is: 23 €.

OLIVOS MEN CARE 100 GR

4 € Original price was: 4 €.3 €Current price is: 3 €.

Sapuni “Olivos Men Care” pastron në thellësi lëkurën dhe e detoksikon atë duke larguar papastërtitë nga thellësia e poreve. Esenca e drurit oriental ndihmon në hidratimin e trupit, fytyrës dhe shkriftësinë e flokëve me një aromë të thellë dhe të freskët mashkullore. Duke shërbyer gjithashtu si sapun roje, falë shkumës dhe aftësive dezinfektuese, ju ofron një rutinë rrojtjeje më të thjeshtë dhe freskuese.

Një pikë referimi që duhet të ndjekë çdo zotëri për kujdesin ndaj lëkurës! Ndërthurja e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe esencës së hollë orientale të drurit është harmonizuar më së miri nga Olivos në këtë produkt enkas për meshkujt.

Krahaso
Shtoje tek lista e dëshirave
Kategori: Olivos
Share:
  • Informacion shtesë
  • Vlerësime (0)
  • Transporti dhe dorëzimi
Informacion shtesë
Pesha

100g

Gjinia

Meshkuj

Lloji i produktit

Sapun kallëp

Vlerësime (0)

Vlerësime

Nuk ka vlerësime ende.

Vlerëso i pari “OLIVOS MEN CARE 100 GR”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Transporti dhe dorëzimi

TRANSPORTI

Transporti i produkteve bëhet me postë ose me korrierin tonë në adresën e siguruar nga ju. Çmimet e transportit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes tuaj ose peshës së produkteve të porositura. Ju do të njoftoheni për tarifën postare në faqen e blerjeve, përpara se të përfundoni porosinë.

Dorëzimi

  • Kostoja e transportit për dërgesat në Tiranë është 100 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në rrethina është 250 Lek.
  • Kostoja e transportit për dërgesat në qytetet e tjera është 300 Lek.

Dorëzimi i porosisë në Tiranë bëhet brenda 48 orëve. Dorëzimi i porosive në rrethe të tjera bëhet brenda 1-3 ditësh pune nga konfirmimi i porosisë.

Produkte të ngjashme

Krahaso

OLIVOS – HAPPY NEW YEAR 180 GR

4 €
Rated 1.00 out of 5
Pastroni dhe zbukuroni trupin dhe të gjitha shqisat tuaja në Vitin e Ri. Sapuni elegant “Olivos Happy New Year” është me përmbajtje vaji ulliri 100% ekstra të virgjër dhe i pasur me esencë “shea butter”-i. Ky sapun është formuluar për një pastrim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Aroma e “shea butter”-it është fantastike në çlirimin e stresit. Gjithashtu, ruan lagështirën natyrale të flokëve, duke theksuar kaçurrelat, lehtësuar simptomat e zbokthit dhe hidratuar skalpin e kokës. “Shea butter”-i trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Olivos Happy New Year” ka aromë të fortë dhe ju ofron një përvojë fantastike në larje.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS BITTIM HAIR SOAP 125 GR

4 €
Rated 1.82 out of 5
Ky sapun ekskluziv me farat e fëstëkëve të egër, parandalon rënien e flokëve kur përdoret në vend të shampos. Sapuni “Olivos Bıttım” ushqen flokët dhe i bën më të shkrifët. Parandalon rënien e flokëve dhe zbokthin. Aplikoni një masazh të lehtë në flokë të lagur pasi keni përdorur “Olivos Bıttım” për të pasur flokë të dendur dhe me shkëlqim. Përdorimi i sapunit “Olivos Bıttım” është kujdesi më i mirë që mund të tregoni për flokët. Sapuni “Bittim” me fëstëk të egër njihet si më efikasi kundër rënies së flokëve. I përftuar nga përzierja e veçantë e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër dhe farërave të fëstëkëve të egër nga rajonet juglindore të Turqisë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
-25%
Krahaso

OLIVOS LOVE YOU 150 GR

3 € Original price was: 3 €.2 €Current price is: 2 €.
Rated 2.50 out of 5
Që ta mbani dashurinë të fortë, i shtoni pak romancë eksperiencës së banjës dhe përkëdheleni veten me sapunin “Love You”. Shpërndajeni dashurinë tuaj duke dhuruar sapunin natyral “Love You” i cili është plot me vaj ulliri ekstra të virgjër. Ngjyra e kuqe është zgjedhur enkas për të rënë në sytë e të dashurve tuaj. Sapuni artizanal “Love You” ju ofron një përvojë unike me aromën ndjellëse të orkidesë dhe formulën e tij shkumuese. Ky sapun mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS MANDARIN LIQUID SOAP 450 ML

8 €
Rated 3.47 out of 5
Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Mandarin”. Një formulë e veçantë e përzierjes së vajit të ullirit dhe mandarinës që ju lejon t’i lani duart pa qenë nevoja t’i shpëlani ato. Një sapun që zbut dhe hidraton lëkurën e trupit dhe duart. Ndërthurja unike e mandarinës me vajin e ullirit shndërrohet në një shkumë të bollshme dhe aroma fantastike e agrumeve mbush banjën tuaj, duke ju zhytur në një aromë delikate. Sapuni i lëngshëm me mandarinë ripërtërin qelizat, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe kuron njollat. Gëzojuni aromës së këndshme të mandarinës së freskët në çdo kohë.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS HAMMAM LIQUID SOAP 450 ML

8 €
Me vetitë e jashtëzakonshme ushqyese të vajit të ullirit, sapuni i lëngshëm “Hammam” ofron hidratim dhe butësi të jashtëzakonshme në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Hammam Butter”. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën e hamameve turke. Aroma e këtij sapuni do t’ju bëjë të ndjeheni sikur sapo keni nga historia e Republikës Turke. Vetitë relaksuese të vajit të ullirit shërbejnë edhe si pastrues perfektë të lëkurës, pa e irrituar atë që në përdorimin e parë. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK LIQUID SOAP 450 ML

8 €
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin natyral të hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Formula e tij e veçantë ka veti hidratuese dhe zbutëse, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës është pastrues dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm të pastër dhe të freskët “Olive Oil Donkey Milk”. Falë proteinave që përmban qumështi i gomaricës, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS COCONUT SHEA BUTTER LIQUID SOAP 450 ML

8 €
Rated 4.00 out of 5
Me përmbajtjen e lartë antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit mbron qelizat e shëndetshme gjatë pastrimit. Ndërsa aftësia e jashtëzakonshme e “shea butter”-it ofron hidratim dhe një butësi fantastike në lëkurë. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin e lëngshëm, të përgatitur me arrë kokosi dhe shea butter. Falë përzierjes së pasur, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Aroma e “shea butter” me arrën e kokosit do t’ju japë ndjesinë sikur sapo jeni kthyer nga ishujt tropikalë. Vetitë relaksuese të arrës së kokosit janë fantastike për një pastrim delikat lëkure që në përdorimin e parë. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
Krahaso

OLIVOS DONKEY MILK 150 GR

5 €
Rated 3.00 out of 5
Qumështi i gomaricës është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit të saj. Sapuni “Olivos Donkey Milk” shërben si një rigjenerues i fuqishëm natyral për lëkurën. Ngadalëson procesin e plakjes sepse ndikon në tërheqjen e lëkurës dhe pastrimin e poreve. Përdorimi i vazhdueshëm do ta zbutë dhe lëmojë lëkurën tuaj, si dhe do ta bëjë atë më të tendosur. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Olivos ka kënaqësinë t’ju ofrojë sapunin artizanal, të përgatitur me qumësht gomarice dhe të futur në një trastë të vogël të cilën mund ta mbani përherë me vete. Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes. Qumështi i gomaricës është i pasur me vitaminën E, aminoacide, vitaminat A, B1, B6, C, D, E, Omega 3 dhe 6. Ai përmban sasi të lartë kalciumi dhe ka 4 herë më pak yndyrë. Madje, përmban edhe retinol, i cili ju ndihmon që të dukeni më i ri. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Qumështi i gomaricës shërben si eksfoliant dhe hidratues mjaft i fuqishëm. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes. Shtojani këtë sapun rutinës suaj të përditshme për një lëkurë të shëndetshme dhe gjithmonë me shkëlqim.
Shtoje tek lista e dëshirave
Shtoje në shportë
Shikim i shpejtë
    • KUSHTET E PËRDORIMIT
    • POLITIKA E PRIVATËSISË
    • COOKIES
    • KONTAKTE
    • Kreu
    • Rreth Olivos
    • Dyqani
    • NË-OFERTË
    • Blog
    • Na kontaktoni
    • Lista e dëshirave
    • Krahaso
    • Identifikohu / Rregjistrohu
    Shporta e blerjeve
    Mbyll
    Identifikohu
    Mbyll

    Nuk kujton fjalëkalimin?

    Nuk ke një llogari?

    Krijo një llogari
    Facebook Instagram YouTube Pinterest
    Fillo të shkruash për të parë produktet që po kërkon.