Pastron butësisht trupin dhe fytyrën duke i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral. Falë vetive hidratuese, rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. Sapuni “SPA Mud” pastron në thellësi lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe i ofron asaj të gjitha mineralet e nevojshme. Për më tepër, balta shërben si skrab dhe largon të gjitha thërrmijat e pluhurit, papastërtitë dhe toksinat, si dhe të gjitha qelizat e vdekura, duke i rikthyer gjallërinë lëkurës.
“SPA Mud”, ky sapun unik është veçanërisht i pasur me baltë, e cila njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme në ripërtëritjen e lëkurës. Sapuni “SPA Mud” është formuluar me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe baltë termale natyrale për t’ju dhënë kënaqësinë e SPA-së në shtëpinë tuaj. I pasur me minerale, ky sapun mund të përdoret si maskë pastruese për fytyrën dhe trupin, sepse i pastron poret në thellësi. Përdorimi i tij do t’ju japë një pamje shkëlqyese, energjike dhe më të re.
Vlerësime
Nuk ka vlerësime ende.