Blog

UDHËTONI ME OLIVOS, SAPUNËT 100% NATYRALË QË SJELLIN MAGJINË E DESTINACIONEVE MË EKZOTIKE NË BOTË

“Bota është si një libër dhe ata që s’kanë udhëtuar kurrë, kanë lexuar vetëm një faqe”, megjithatë quajeni veten me fat pasi aromat delikate të sapunëve Olivos, do t’ju çojnë në destinacione që s’i keni eksploruar më parë. I pranishëm në më shumë se 30 shtete, brand-i i njohur i prodhimit të sapunëve artizanalë tashmë gjendet edhe në vendin tonë, duke ofruar për konsumatorin shqiptar produkte të pasura me vitamina, vaj ulliri 100% ekstra të virgjër dhe përbërës natyralë. Sapunët Olivos bëjnë diferencën jo vetëm me përmbajtjen e tyre tërësisht organike, frymëzuar nga tradita e hershme e prodhimit të sapunëve që nga koha e mbretëreshës Kleopatra, por edhe nga paketimi elegant që s’dëmton ambientin.

Olivos ka kënaqësinë t’ju prezantojë sapunin “Cote D’Azur Glitter” me vaj ulliri 100% ekstra të virgjër. Me aromën e këndshme dhe butësinë karakteristike, ky sapun ushqen lëkurën dhe e pastron atë në thellësi. Shkuma kremoze e sapunit “Olivos Perfumes Cote D’Azur Glitter” hidraton lëkurën dhe i jep asaj një shkëlqim të mëndafshtë. Aroma e tij do t’ju falë freskinë në çdo banjë që bëni. Për shumë vite, bregdeti francez i Cote D’Azur shërben si mikpritës për shumë festivale, pushime të veçanta dhe festa magjepsëse. Olivos ju ofron kënaqësinë më të madhe me dizajnin cilësor dhe elegant si dhe me përbërësit natyralë.

Sapuni “Olivos Perfumes Mystic Nile” do të ushqejë dhe hidratojë lëkurën tuaj si asnjë produkt tjetër. I përbërë nga vaj ulliri 100% i virgjër, ai do t’ju magjepsë dhe relaksojë gjatë seancave të banjës nëse e hidhni në vaskë. Sapunin kokrrizor “Mystic Nile” mund ta mbani edhe në gardërobë që t’ju japë rrobave aromë freskie. Gjithashtu mund ta përdorni në seancat e manikyrit dhe pedikyrit për të ushqyer dhe trajtuar duart dhe këmbët. Bëjani këtë dhuratë kaq luksoze dhe cilësore vetes ose njerëzve tuaj të dashur.

I pasur me vaj ulliri 100% të virgjër, sapuni “Saint Tropez Glamour” pastron butësisht dhe me efikasitet lëkurën, duke e ndihmuar që të rifitojë shkëlqimin, butësinë dhe freskinë natyrale, duke ju ofruar një ndjesi fantastike relaksi. Shkuma kremoze e sapunit “Olivos Perfumes Saint Tropez Glamour” hidraton lëkurën dhe i jep asaj një shkëlqim të mëndafshtë, duke ju dhuruar një përvojë unike teksa zhyteni në aromën e veçantë të tij gjatë larjes dhe pas saj.

Një nga misteret më të vjetër në botë, legjenda e Atlantit ka hutuar njerëzimin që nga kohët e lashta. Sipas filozofit grek Platonit, Atlanti ishte një ishull i madh diku në perëndim të Gjibraltarit dhe në shtëpinë e një qytetërimi tepër të avancuar të njohur si Atlanteans. Atlantis është një mister që josh, ashtu sikundër sapuni “Olivos Mysterious Atlantis” do të joshë dhe do të kujdeset për lëkurën tuaj. Me aromën e këndshme dhe butësinë karakteristike, ky sapun ushqen lëkurën dhe e pastron atë në thellësi. Aroma e tij do t’ju falë freskinë në çdo banjë që bëni.

Sapunët e mësipërm mund t’i bëni tuaja duke klikuar në https://olivos.al/oldwebsite/, ku do të njiheni gjithashtu me një gamë të gjerë produktesh, ose vizitoni faqen e tyre në Instagram. Mos harroni të bëni Follow.