Blog, Skin Care

Produktet artizanale të bazuara në vajin e ullirit janë gjëja më e mirë për lëkurën tuaj!

OLIVOS janë produkte artizanale me bazë vaji ulliri. Të punuara me një cilësi të lartë, ato ofrojnë mbrojtje dhe kujdes për lëkurën sepse të gjithë përbërësit e tyre janë organikë dhe cilësor. Të gdhendura me kujdes dhe elegancë, produktet OLIVOS janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke mundësuar pastërtinë dhe gjallërinë jo vetëm për lëkurën dhe flokët, por edhe për mendjen dhe shpirtin. Një markë unike dhe gjithëpërfshirëse, me një linjë të veçantë kushtuar lëkurës delikate të bebeve, OLIVOS vjen për herë të parë në Shqipëri në qendrën e njohur COIN, pas suksesit në 30 vendet më të zhvilluara në botë.

OLIVOS prodhohen në Edremit (Turqi) një vend i pasur me ullinj të cilësisë së parë. Përdorimi i tij vjen që nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke ditur vetitë hidratuese për lëkurën dhe jo vetëm. Vaji ekstra i virgjër i ullirit është i vetmi që depërton thellë në lëkurë dhe largon papastërtitë, ndryshe nga produktet e tjera. Prodhimi i këtyre sapunëve bëhet artificialisht.

Nëse hyni në botë OLlVOS do të njiheni me një gamë të gjerë, nga sapunët delikatë për fytyrën, të pasura me vitamina dhe përbërës të tjerë si avokado, mandarina, farat chia, mjalti, qumështi i gomarit, dhia, deveja, bualli dhe karboni mjaft efektive për lëkurën me vaj.

Sete unike me aromat e luleve nga kopshtet më të veçanta të botës, të cilat ju japin ndjenjën e luksit gjatë dushit tuaj, produkte kushtuar bebeve, burrave ose lëkurave të llojeve të ndryshme, problematike apo jo, do të jenë tashmë një pjesë integrale e rutinës suaj .

OLIVOS ka menduar gjithashtu për një banjë në shtëpinë tuaj nga sapunët anti-celulit, nga pluhurat që do t’ju zbutin këmbët (për një pedikyr në shtëpinë tuaj) deri tek sapunët që pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura.

Në gamën e gjerë të këtyre produkteve mund të gjeni zgjidhje për problemet që mund të keni me flokët ose kokën tuaj.

Dhe nëse jeni duke kërkuar të bëni një dhuratë unike OLIVOS gjithmonë mbetet një ide e bukur për kujtimet që zgjasin së bashku me aromat e tyre fantastike. Ai vjen në ndihmë të secilës prej festave tuaja, me produkte të personalizuara, siç janë festa e dashurisë, gruaja, Viti i Ri dhe lindja e fëmijës.

Bëni sapunët OLIVOS pjesë të rutinës suaj, qoftë femra apo mashkull. Për çdo informacion tjetër vizitoni www.olivos.al ose Instagram olivos_beauty_care.

Dhe nëse doni të ndjeni aromën e tyre dehëse, vizitoni katin e parë të COIN afër.

Marrë nga: Bordo.al

Related Posts