Blog

FLOKËT TUAJ DO T’JU FALËNDEROJNË! OLIVOS SJELL PRODUKTET 100% NATYRALE KUNDËR PROBLEMEVE ME ZBOKTHIN, RËNIES ETJ.

Një shprehje thotë që “flokët janë gjysma e bukurisë”, dhe ne e besojmë këtë. Kur ato janë të gjatë, të shëndetshëm dhe plot shkëlqim i japin pamjes një bukuri tjetër. Disa njerëz e kanë të natyrshme këtë bukuri në flokët e tyre dhe disa të tjerë mund të kenë eksperimentuar shumë me lyerjet dhe ndryshimet e ngjyrës, sa që nuk dinë të gjejnë zgjidhjen e duhur për t’i rikthyer si më parë! Zgjidhjen më të mirë për të dyja rastet dhe sidomos për të dytin e gjeni vetëm në produktet e flokëve nga OLIVOS.

Zgjidhni OLIVOS BITTIM HAIR SOAP i krijuar nga farat e fëstëkëve të egër, që parandalojnë rënien e flokëve kur përdoret në vend të shampos. Ky sapun ushqen flokët dhe i bën më të shkrifët. Parandalon rënien e e tyre dhe lufton zbokthin. Aplikoni një masazh të lehtë në flokë të lagur pasi keni përdorur “Olivos Bttm” për të pasur flokë të dendur dhe me shkëlqim

Nëse dhe ju mendoni që vetitë e mjaltit bëjnë mirë për të gjithë trupin jashtë dhe brënda zgjidhni OLIVOS BAL POLEN. Mjalti ishte vetëm privilegj i mbretërve një herë e një kohë , për shembull, Kleopatra bënte gjithmonë banjë në mjaltë. Një mbretëreshë angleze e përdorte për të mbajtur flokët të shëndetshëm, të butë dhe të shndritshëm.

Livanda parandalon rënien e flokëve kur depërton në folikulat e qimes së flokut dhe këtë gjë e bën në mënyrë perfekte sapuni OLIVOS CLASSIC SERIES OLIVE OIL SOAP me LAVENDER

Por olivos ka një sasi shumë të madhe zgjedhjesh ndaj dhe nëse i preferoni aromat e luleve ideali për ju ështe OLIVOS – CLASSIC – HERBS & FRUITS ME DAISY: Sapuni me margarita është shumë i pasur me vitamina dhe copëza lulesh margarita. Ky sapun nxit aktivitetin e qelizave të flokëve, duke bërë që flokët të rriten më të shëndetshëm dhe të dendësohen. Parandalon acarimin e lëkurës falë ekstrakteve të lule margaritës dhe përbërësve të vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër duke ju falur freski në çdo banjë që bëni.

Sapuni “Secret Garden Orchid” ushqen skalpin e kokës dhe rekomandohet për trajtimin e zbokthit. Efekti që lë në lëkurë është i ngjashëm me butësinë e mëndafshit, madje që në përdorimin e parë. Ndjeni kënaqësinë provokuese të kopshteve me orkide në çdo larje.

Aroma e “Shea Butter” është fantastike për çlirimin e stresit dhe jo vetëm. “Shea Butter” ruan hidratimin e flokëve, thekson kaçurrelat, largon zbokthin dhe vepron si zbutës për skalpin e kokës. “Shea Butter” trajton me efikasitet aknet. Sapuni “Secret Garden Shea Butter” ka një aromë të këndshme duke ju ofruar një ndjesi çlodhjeje në larje

Marrë nga: Living Media