Blog

DELIKATE DHE PLOT LËNDË USHQYESE, ARSYET PËRSE PRODUKTET OLIVOS JANË MË TË MIRAT PËR FËMIJËT TUAJ

Ardhja në jetë e një fëmije, ndryshon kryekëput jetën e një gruaje duke e bërë atë padyshim më të bukur. Bashkë me të gjitha ndjesitë e reja rritet dhe përgjegjësia. Ushqimet, veshjet, produktet e kujdesit për beben nuk duhet të jenë vetëm të paketuara bukur, me ngjyra e erë të mirë, por para së gjithash duhet të jenë të sigurta. Në treg mund të ekzistojnë shumë marka, por OLIVOS është ndër të paktat që ka vulën e garancisë. Produktet nën këtë markë, janë të gjitha organike, pa asnjë element sintetik apo artificial. Ndonëse OLIVOS nuk është një markë e specializuar vetëm për bebet, produktet për foshnjet nuk mungojnë dhe më poshtë do ju tregojmë linjën dedikuar vogëlushëve.

Sapuni “Baby Body” është një nga produktet thelbësore për kujdesin e lëkurës së bebes. Ka përbërës tërësisht natyralë dhe pastron me shumë delikatesë lëkurën e ndjeshme të bebeve. Shumë nëna mendojnë se vetëm kremi pas dushit mund të parandalojë tharjen e lëkurës, por nuk e dinë që shumë produkte me kimikate dhe esenca të shtuara, të përdorura gjatë dushit mund të irritojnë lëkurën e të voglit. Kjo është pikërisht arsyeja, përse duhet të përdorni sapunin që ruan ekuilibrin natyral të hidratimit. Formula e tij nuk përmban ngjyrues, alkool, shkumë kimike apo agjentë të tjerë, as yndyra shtazore apo derivatet e tyre. Për më tepër është në përputhje me nivelet e pH të lëkurës së fëmijës dhe hipoalergjenik.

Falë përmbajtjes 100% të vajit të ullirit ekstra të virgjër, si çdo produkt OLIVOS, sapuni BABY BODY CARE e ndihmon fëmijën gjithashtu të bëjë një gjumë të qetë falë aromës delikate dhe përbërësve hidratues.

Por nëse doni ta shndërroni në një lojë të vërtetë, kohën e banjës e momentet që fëmija kalon në vaskë, ju rekomandojmë sapunin me pluhurin magjik të zanave. Me formulën unike dhe përmbajtjen e vajit të ullirit jo vetëm që mbron dhe lëmon lëkurën, por ushqen dhe e zbut atë. “Fairy Dust Glitter Bath Powder” shkrihet në ujë duke krijuar shumë flluska ndërkohë që hidraton butësisht lëkurën. Ky sapun në trajtë pluhuri i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm për lëkurën delikate të bebeve e fëmijëve

Sapuni “Fairy Dust” është krijuar për të pastruar, larguar qelizat e vdekura dhe hidratuar në maksimum lëkurën , por kur mamatë të mësojnë se “Fairy Dust Glitter Bath Powder” mund të përdoret edhe gjatë kohës së pedikyrit, do e shtojnë menjëherë si pjesë të rutinës së tyre të bukurisë.

Por edhe nëse tregoni kujdesin maksimal me produktet si kremrat apo sapunët, sërisht mund të ndodhë që fëmija të ketë irritime të lëkurës. Kjo ndodh falë detergjentëve të ashpër me kimikate për rrobat e foshnjeve. Por asgjë nga këto nuk do të ndodhë nëse përdorni pluhurin lares delikat të rrobave. Vogëlushi juaj nuk do të ndjejë asnjëherë asnjë shqetësim.

Me formulën e veçantë, sapuni “Olivos Pure Soap Powder” mbron lëkurën delikate të bebeve dhe është ideal për një pastrim të shëndetshëm. Falë formulës së tij të tretshme në ujë në ngrohtë, heq me lehtësi dhe efikasitet njollat, por me të mund të lani lodrat, jastëkët, çarçafët, mbulesat dhe perdet e dhomës së fëmijës.

Sapuni “Olivos Baby Soap Powder” është i pastër dhe tërësisht natyral e rekomandohet të përdoret me ujë të ngrohtë. I prodhuar me vaj të pastër nga rajoni i Edremitit, ky produkt është ideali për larjen me dorë të rrobave delikate dhe veshjeve të bebeve.

Produktet OLIVOS mund t’i bëni lehtësisht tuajat duke i ndjekur në faqet e tyre zyrtare në Instagram e facebook dhe në web-in OLIVOS.AL